Klasifikimi special, 10 vendet ku ia vlen të emigrohet
Në periudhën e krizës që ka goditur vendin tonë, por në përgjithësi edhe të gjithë Europën, ju sjellim një klasifikim special të vendeve ku ia vlen të emigrosh. Renditjen e ka kryer Nicola Persico, profesor në Universitetin Northwestern (Kellogg School of Business), në bazë të një studimi ekonomik të veçantë.
Në vendin e parë renditet Katari, ndërsa ai ndiqet nga Australia dhe Kuvajti. Në Europë “shpëtojnë” vetëm Holanda, Gjermania dhe Suedia, ndërkohë që “rezistojnë” Shtetet e Bashkuara dhe Zelanda e Re. Top dhjetëshja është fryt i analizave të kryerja mbi bazën e katër parametrave, konkretisht të: GDP ose PBB (Prodhimi i Brendshëm Bruto) për frymë e vendeve; raportit borxh/GDP; indeksit të lirisë së biznesit (Heritage Foudation), ose të lehtësisë me të cilën ju mund të “bëni biznes”; dhe mbi bazën e parametrit të katërt i cili ka të bëjë me pranimin e emigrimit nga ana e vendit në të cilin duan të emigrojnë në bazë të Anketës Botërore të Vlerave.
1 – Ndoshta si për çudi, në vendin e parë, si më i miri për të emigruar, gjendet Katari, falë lulëzimit ekonomik, prej pasurisë së naftës.
2 – Adhurohet nga miliona njerëz në botë. Ai qëndron në vendin e dytë mes vendeve ku ia vlen të emigrosh. Australia konfirmohet si vendi ideal për këdo që dëshiron të bëjë gati valixhet, në sajë të pranimit të lartë të emigrantëve (0.89), të lirisë së lartë ekonomike dhe borxhit të ulët publik.
3 – Është pjesë e Europës, si vendi kryesor në mesin e shteteve në veri të saj, por që ende nuk e ka adoptuar euron. Suedia klasifikohet në vendin e tretë si vendi ku ia vlen të shkosh apo të emigrosh, falë lirisë së madhe ekonomike.
4 – Kuvajt Siti (Kuwait City), kryeqyteti i Shtetit të Kuvajtit, është vendi i katërt, më i mirë për të emigruar dhe kjo për shkak të borxhit të ulët publik dhe faktit se produkti i brendshëm bruto për frymë, është ndër më të lartët në botë.
5 – Në vendin e pestë (dhe në majën e vendeve aziatike) është Singapori. Ka GDP më të madhe të kontinentit dhe indeksin më të lartë të lirisë ekonomike, deri në 89.4. Megjithatë, indeksi i pranimit është vetëm 0.64 duke u paraqitur si një shqetësim për raportin borxh/GDP në 105%.
6 – Shtetet e Bashkuara të Amerikës paraqesin gjithmonë një vend-emigrim të mirë dhe në këtë klasifikim special konfirmohen si vendet e duhura për këdo që dëshiron të transferohet. SHBA-ja është në vendin e gjashtë, me një indeks të lirisë ekonomike prej 75,5.
7 – Është i vetmi vend europian, (përveç Gjermanisë), i cili renditet në vendin e shtatë për sa i takon vlerës së emigracionit. Holanda shquhet për rezultate të shkëlqyera në të gjitha parametrat e marrë në konsideratë, në këtë renditje.
8 – Në vendin e tetë (i dyti vend i Europës kontinentale i pranishëm në këtë renditje bashkë me Holandën) është Gjermania. Gjermania njihet si vendi europian i cili i ka rezistuar më së miri krizën ekonomike. Ka disa emigrantë që sot kanë fatin të disponojnë leje qëndrimi afatgjatë, ose janë “rezidentë afatgjatë”, siç parapëlqehet të quhen, të cilët tashmë janë stabilizuar në Gjermani, apo Austri; dy vende që ose nuk janë prekur nga kriza ekonomike ose i rezistojnë ende asaj.
9 – Gjithmonë është konsideruar si vendi i dëshiruar nga shumë persona, e sidomos nga të rinjtë, Zelanda e Re gjendet në këtë topdhjetëshe me karakteristika të njëjta si Australia, edhe pse është në vendin e nëntë. Megjithatë, ajo ka një GDP për frymë prej 40,842 dollarësh, krahasuar me 67.468 e vendit të kangurëve.
10 – Tajvani renditet në vendin e dhjetë dhe të fundit të këtij klasifikimi duke u konsideruar si një vend i sigurt, ku mund të emigrohet për një periudhë të gjatë. Në fakt, ky vend garanton një pranim të lartë dhe një borxh të barabartë me 38.9% të prodhimit të brendshëm bruto.
Si ka ndikuar procesi i emigrimit në zhvillimin e vendit tonë?
Migracioni ndërkombëtar është një dukuri shumëdimensionale që ka ndikime të ndryshme ekonomike, shoqërore dhe mjedisore për vendet e destinacionit dhe të origjinës. Pas viteve ’90 Shqipëria ka pësuar një largim të madh të emigrantëve që kërkojnë punë dhe mundësi më të mira jashtë vendit. Ky studim ka si qëllim të shpjegojë rolin pozitiv që ka luajtur ky fenomen në drejtim të zhvillimit të burimeve njerëzore, reduktimit të papunësisë dhe aftësimit profesional dhe intelektual, nëpërmjet profesioneve dhe eksperiencës që ata fitojnë në vendet e destinacionit. Emigracioni ka luajtur një rol të rëndësishëm në zbutjen e papunësisë dhe të varfërisë përgjatë viteve të vështira të tranzicionit. Emigracioni dhe remitancat kanë ndikuar pozitivisht në rritjen e mirëqenies materiale. Dërgesat e emigrantëve shqiptarë kanë ndikuar në dhënien e një ndihme ekonomike të vlefshme jo vetëm për familjet e tyre, por edhe për stabilizimin socio-ekonomik të vendit në tërësi. Fluksi i të ardhurave nga emigrantët(remitancat) është një burim i rëndësishëm i rritjes financiare dhe zhvillimit ekonomik të vendit, duke siguruar në vazhdim qasje në monedhë të huaj në Shqipëri, si dhe duke konsoliduar bazën për kursime dhe investime.