Kronika

KLD refuzon Ina Ramën, Cena-Nishanit: Të respektohet vendimi i gjykatës

Këshilli i Lartë i Drejtësisë refuzon të zbatojë vendimet e gjykatave shqiptare dhe pse është institucioni që qëndron në kupolën e sistemit të drejtësisë nga ku burojnë emërime gjyqtarësh, përzgjedhje drejtuesish dhe vlerësohet performancë e vetë gjyqtarëve.

Në mbledhjen e 4 nëntorit, KLD ka refuzuar të emërojë në postin e gjyqtares së Apelit ish-kryeprokuroren Ina Rama dhe pse për emërimin e saj tashmë ka një vendim të formës së prerë lënë në fuqi dhe nga Gjykata e Lartë.

Prej më shumë se dy vitesh, KLD dhe ish-kryeprokurorja janë përballur ligjërisht në dyert e gjykatave të cilat i kanë dhënë të drejtë Ina Ramës të rikthehet në pozicionin e punës që ka pasur më parë si gjykatëse në Apel.

Report Tv ka siguruar procesverbalin e mbledhjes së KLD më 4 nëntor ku rezulton se në kundërshtim me vendimin gjyqësor Ina Rama është future në votim dhe pse ajo duhej të emëroj direkt në rast të shpalljes së vendeve vakante në apel.

Kërkesë për t’u emëruar sëbashku në znj. Rama rezulton se kanë paraqitur ish kryetarja e gjykatës së lartë Shpresa Becaj dhe ish-kryetarja e Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve Dëshira Subashi.

Gjatë mbledhjes ka qenë anëtari i KLD-s Neritan Cena që i ka kërkuar Presidentit Nishani të zbatojë vendimin e gjykatës për emërimin e Ina Ramës.

“Ne jemi, pjesa më e madhe, këtu ne jemi të gjithë gjyqtarë dhe normalisht jemi të parët që duhet të zbatojmë një vendim gjykate, i drejtë apo i padrejtë, s’mund t‟i diskutojmë sepse pastaj çfarë do t’i themi një njeriu në rrugë kur merr një vendim kundër. Le të themi që t’i japim atij të drejtën se duke e mbështetur ne, duke thënë që ne nuk e zbatojmë një vendim gjykate sepse është i padrejtë, është në kundërshtim me Kushtetutën, me ligjin, i japim të drejtë një qytetari aty që të dalë dhe të thotë që, -ore kur Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk zbaton vendimet sepse i quan antikushtetuese, antiligjore, pse t‟i zbatoj unë?! Domethënë, vendosim precedent shumë negativ”.

Por pavarësisht kësaj kërkese të Cenës dhe detyrimit ligjorë për ta emëruar e jo future në votim ish kryeprokurorja ka mundur të marrë vetëm dy vota duke mos fituar të drejtën për t’u rikthyer në Gjykatën e Apelit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button