☁️
Tiranë 14°C · Vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,743 ▲ +1.28% ETH $2,236 ▲ +2.35% XRP $1.3462 ▲ +0.41% SOL $84.1100 ▲ +1.19%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Kronika

Klemend Balili, drogë edhe në Itali; “Eskobari”, jetë luskoze në Milano

Rasti i Klemend Balilit ka tërhequr vëmendjen edhe të mediave italiane, të cilat shkruajnë se ngarkesa e fundit prej 768 kg kanabis e kapur në brigjet e Greqisë kishte si destinacion zonën e Salentos, në Itali.

Prej këtej, shkruan “Corriere”, ngarkesa do të përfundonte në qytetin e Milanos, që është dhe zona e preferuar e trafikantëve për shkak të çmimit.

Sipas gazetës, që citon burime pranë njësisë së antikrimit të organizuar pranë Guardia di Finanza, marijuana në qytetin verior të vendit fqinj arrin deri në 700-800 euro për kile.

“Në krye të organizatës së kësaj ngarkese dhe dhjetëra të tjerave është një person i pagëzuar si “Eskobari i Ballkanit” dhe i kërkuar nga gjysma e vendeve të Europës”, shkruan “Corriere di Milano”.

Menaxheri i shtetit shqiptar, siç e quajnë mediat që citojnë burime investigative, është parë disa herë në Milano, si për takime zyrtare për shkak të detyrës, ashtu edhe për bisedime “informale” me bashkëkombas që lëvizin në këtë qytet dhe rrethinat e tij.

“Grupet shqiptare të drogës që lëvizin në Milano dhe provincë janë shumë aktivë në zonën Abbiategrasso. Nuk ushtrojnë një kontroll të fortë të territorit, por kanë zënë vend, e njohin ambientin dhe kanë një rrjet efikas”, deklaron një zyrtar i lartë i karabinierëve.

Sipas “Corriere”, gjatë qëndrimit në Milano, Balili preferonte të vizitonte pikat kryesore të qytetit, si Galeria pranë sheshit Duomo, dyqanet e shtrenjta dhe zona si Porta Venezia, apo sheshi Repubblica.

Ato shkruajnë se, “Eskobari”, i cili mund të fshihet në Greqi, përdorte rolin e tij prej zyrtari për të transportuar drogën dhe për të marrë vesh në kohë reale lëvizjet e prokurorëve dhe policisë.

“Që në drejtësinë shqiptare diçka nuk funksionon, kjo dihet”, shkruan më tej “Corriere”, e cila vijon, “kriminelë në prag të arrestimit nga hetues të huaj marrin befas lajmin dhe zhduken”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.