Kronika

KLSH kallëzon katër ish-drejtues të Hipotekës në Shkodër

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në prokurori 4 ish drejtues të Hipotekës në Shkodër. Në prokurori kanë shkuar dhe 5 juristë e 5 hartografë të Hipotekës Shkodër. Sipas KLSH-së 14 zyrtarët akuzohen se i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 5.8 mln lekësh. Ata akuzohen për shkelje të ndryshme në regjistrimin e pasurive Të kallëzuarit akuzohen të gjithë për shpërdorim detyre.

Sipas padisë së KLSH-së, këta persona, kanë lëshua certifikata pronësie të pavlefshme, si dhe kanë bërë regjistrimin e pasurive në mungesë të urdhrit të Regjistruesit. Po ashtu, ata kanë bërë regjistrimin e pasurive të llojit “Pyll”, duke ndryshua zërin kadastral nga Kullotë në Pemëtore.

Në 22 raste janë regjistruar pasuritë pa u përcaktuar kufizimet në ATMP dhe pa i kërkuar dhe pa i kërkuar Komisionit Vendor të Vlerësimit të Titujve të Pronësisë, pranë Prefektit të Qarkut Shkodër, vlefshmërinë ligjore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button