KLSH kallëzon në Prokurori 9 funksionarë
Kontrolli i Lartë i Shtetit, pas auditimeve në Bashkinë Përmet, Skrapar dhe Lezhë, Kallëzon në Prokurori 6 (gjashtë) funksionar dhe 3 (tre) Mbikëqyrës punimesh, për dëmin e shkaktuar shtetit në vlerën prej 55,7 milion lekë, shkeljeve në procedurat e prokurimit publik dhe zbatimit të kontratave publike.
3 (tre) anëtar të KVO-së në Bashkinë Përmet.
Bashkinë Përmet pasi: në procedurat e prokurimit me objekt: “Rikonstruksioni i trotuareve në bllokun e qendrës qyteti, Përmet” ka bërë skualifikim të padrejtë të një operatori ekonomik pjesëmarrës në prokurim kur nga krahasimi i ofertës ekonomike të dy prej operatorëve ekonomike rezultoi se të dy kanë paraqitur kontratë furnizimi guri me të njëjtën shoqëri furnizuese, dokumentacioni tekniko-ligjor i të cilës është i njëjtë për të dyja kontratat e lidhura.
Për rrjedhojë KVO në vlerësimin e ofertave të këtyre operatorëve ekonomikë ka aplikuar një standard të dyfishtë, duke e vlerësuar këtë kriter si një kriter të vlefshëm dhe në pajtueshmëri me kërkesat e AK për operatorin konkurrues me ofertë ekonomike me të lartë dhe në papajtueshmëri për operatorin konkurrues me ofertë ekonomike me të ulët.
KVO ka skualifikuar ofertues të cilët plotësojnë kriteret për kualifikim duke përdorur dy standarde gjatë vlerësimit të ofertave, si rrjedhojë me përzgjedhjen e ofertës fituese autoriteti kontraktor ka paguar më shumë në vlerën 7.1 milion lekë pa t.v.sh.
3 (tre) anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO) dhe 2 Mbikëqyrës të zbatimit të kontratave, në Bashkinë Skrapar.
Bashkinë Skrapar pasi: nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në procedurën e prokurimit “Ndërtim i unazës Jug-lindore të qytetit Çorovodë” është shkelur parimi i përzgjedhjes së ofertave, duke diskriminuar e trajtuar në mënyrë të pabarabartë ofertuesit, duke mos zbatuar kriterin themelor të prokurimit “Oferta më e ulët” dhe duke skualifikuar pa të drejtë operatorin ekonomik me ofertën më të ulët. Nga skualifikimi i operatorit me ofertë më të ulët buxhetit të shtetit dhe njësisë të qeverisjes vendore i është shkaktuar një dëm ekonomik në vlerën prej 7,7 milion lekë pa t.v.sh.
Mbikëqyrësit e punimeve të objekteve “Ndërtimi i Unazës së Qytetit të Çorovodës (segmenti Jug-Lindor)”, “Ndërtimi i Unazës së Qytetit të Çorovodës (segmenti Jug-Lindor) dhe “Ndërtimi i Unazës së Qytetit të Çorovodës (segmenti Jug-Lindor), kanë raportuar për punime të cilat kanë rezultuar të pakryera por të situacionuara e të pasqyruara në librezën e masave, apo kanë dubluar zërat e punimeve, duke sjellë për pasojë likuidimin nga Bashkia Skrapar të punimeve të pa kryera apo paguar dy herë për të njëjtat zëra punimesh, në dëm të buxhetit të njësisë të qeverisjes vendore në vlerën 18,5 milion lekë.
Përfaqësuesin e shoqërisë mbikëqyrëse të zbatimit të kontratave në Bashkinë Lezhë.
Bashkinë Lezhë pasi: Mbikëqyrësi i punimeve të objektit “Rikualifikimi i Qendrës së Qytetit Lezhë”, ka raportuar për punime të cilat kanë rezultuar të pa kryera dhe për pajisje të pavendosura por të situacionuara e të pasqyruara në librezën e masave, duke sjellë për pasojë likuidimin nga Bashkia Lezhë të punimeve të pakryera dhe pajisjeve të pavendosura, në dëm të buxhetit të njësisë të qeverisjes vendore në vlerën 22,4 milion lekë pa t.v.sh.
Nuk ka kërkuar Certifikatat e cilësisë së materialeve, nuk ka kërkuar provat e cilësisë së betonit të përdorur, provat e rezistencës së çelikut, nuk ka ushtruar kontroll mbi realizimin e punimeve konform projektit të zbatimit dhe specifikimeve teknike.