☁️
Tiranë 15°C · Vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,797 ▲ +1.5% ETH $2,235 ▲ +2.19% XRP $1.3468 ▲ +0.53% SOL $84.2700 ▲ +1.31%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Kronika

Kodet e kokainës, dyshohen rreth 20 porositës, në vëzhgim disa grupe të fuqishme

Policia e Shtetit finalizoi dy ditë më parë një super-aksion gjatë të cilit u sekuestrua një sasi rekord prej 613 kilogramësh kokainë. Kjo ëhstë sasia më e madhe e kapur ndonjëherë nga policia shqiptare gjatë një operacioni të vetëm.

Uniformat blu arrestuan menaxherin e kompanisë “Arbri Garden”, e cila kishte bërë porosinë për kontejnerin me banane si dhe shoferin e kompanisë “Pelikani Transport”.

Të dy këta persona mohuan se kishin dijeni për sasinë e drogës ndërkohë edhe pronari i kompanisë “Arbri Garden”, deklaroi nga Gjermania për mediat se nuk ka dijeni për drogën, pasi ai kishte porositur kontejnerin me banane.

Paralelisht me hetimin e këtij biznesmeni, policia dhe prokuroria po kryejnë veprime edhe ndaj personave të tjerë të dyshuar për trafikun. Bëhet fjalë për grupe të përshirë në trafikukn e drogës të skekduara nga policia.

Dyshimet e policisë flasin për rreth 20 porositës për sasinë e drogës e cila më pas do shpërndahej në tregun evropian.

Dyshimet përforcohen edhe me faktin se pakot e drogës mbajnë kode të ndryshme. Sipas hetuesve, secili nga porositësit duhej të merrte pakot me kodin e vendosur..

Grupi hetimor tregohet i rezervuar për personat e dyshuar, por bëhet me dije se nën vëzhgim janë disa grupe të fuqishme të trafikut në vend dhe Evropë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.