🌡️
Tiranë 07 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 113.09 ▲0.6%
ARI 4,711 ▲0.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $68,822 ▼ -0.6% ETH $2,112 ▼ -1.18% XRP $1.3161 ▼ -2.05% SOL $80.2300 ▼ -2.04%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 113.09 ▲0.6 % ARI 4,711 ▲0.55 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 113.09 ▲0.6 % ARI 4,711 ▲0.55 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Kronika

Kodheli – Server: Shqipëria, kontribut të rëndësishëm në patrullimin ajror

Shqipëria ka angazhuar tre oficerë të Forcave të Armatosura në qendrën CAOC Torrjen, që është pjesë e NATO-s dhe patrullon hapësirën ajrore shqiptare.

Lajmi u bë me dije nga Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, gjatë një takimi të mërkurën me komandantin e Qendrës së Bashkuar Operacionale Ajrore të NATO, CAOC Torrejon, Spanjë, gjeneralmajor Ruben C. Garcia Servert.
Një nga çështjet e rëndësishme ku u fokusua diskutimi ishte patrullimi i hapësirës ajrore të Shqipërisë nga NATO, e cila menaxhohet dhe kontrollohet nga CAOC Torrejon. Ministrja e Mbrojtjes, Kodheli falënderoi gjeneralmajor Servert për kryerjen e këtij misioni me sukses dhe profesionalizëm.

Angazhimet dhe kontributi i vendit tonë me personel në strukturën komanduese të NATO, e cila tashmë ka arritur 95% të plotësimit, ishte një tjetër çështje që u diskutua gjatë këtij takimi. Në këtë kontekst, u theksua se në organizatën e Komandimit dhe Kontrollit Ajror të NATO-s, Forcat tona të Armatosura janë duke kontribuar me 3 oficerë, ku njëri prej tyre shërben pikërisht në qendrën e Torrejonit (CAOC Torrejon) dhe se, Shqipëria mbetet e gatshme të vijojë këtë nivel kontributi në mënyrë cilësore.

Ministrja Kodheli, duke trajtuar situatën aktuale të sigurisë e krijuar në kufijtë lindorë dhe jugorë të NATO-s, theksoi se mbetet kritike që NATO të jetë vigjilente dhe e gatshme në tokë, det dhe ajër për t’iu përgjigjur rreziqeve dhe sfidave, nga çfarëdo drejtimi ato vijnë. CAOC Torrejon ka një mision shumë të rëndësishëm, pasi menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore të Europës Jugore.

Ministrja e Mbrojtjes Kodheli u ndal edhe në implementimin e Planit të Gatishmërisë për Veprim (RAP), si një nga shtyllat kryesore të mbrojtjes kolektive. Në këtë kuadër, ajo theksoi se Shqipëria, siç është bërë e ditur, do të kontribuojë për periudhën 2016-2018 me një kompani në Forcën e Reagimit të Shpejtë të NATO-s (VJTF). Gjatë vitit 2016, Forcat tona të Armatosura do të jenë pjesë e Shtabit të Brigadës së kësaj force, e kryesuar nga Spanja.

Në lidhje me bashkëpunimin bilateral në fushën e mbrojtjes me palën spanjolle, Kodheli nënvizoi se ky bashkëpunim është në një stad të kënaqshëm, por pritet të forcohet akoma edhe më tej, siç dhe ra dakord me homologun e saj spanjoll Eulate, gjatë vizitës së zyrtare që bëri në shtator në Spanjë.

Gjeneralmajor Ruben C. Garcia Servert po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë, me ftesë të komandantit të Forcës Ajrore të FA, gjeneral brigade Vladimir Avdiaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.