Kronika

Kokaina në Ekuador, kush është shqiptari kreu i organizatës

Këta janë 11 personat e arrestuar pas operacionit ndërkombëtar anti-drogë që u shtri në Ekuador dhe Greqi.

Në sajë të këtij operacioni janë arrestuar 8 shtetas ne Ekuador dhe 3 në Greqi, mes të cilëve edhe një shqiptar që konsiderohet si kreu i organizatës bashkë me dy grekë.

Mësohet se shqiptari i arrestuar në Greqi është Ilia Petro Papa dhe ka lindur me 04.12.1977 ne Elbasan, ndërsa banon në Kolargou të Athinës.

Shqiptari rezulton person me precedent penale, pasi më herët ai është arrestuar në Itali për trafikim të 200 kg marijuanë. Operacioni është zhvilluar mbrëmjen e 13 nëntorit dhe orët e para të datës 14.

Nga aksioni janë sekuestruar rreth 300 kg kokainë në një veliere me destinacion Australinë. Thuhet se aty do të shkarkohej pjesa më e madhe e drogës, dhe pjesa tjetër do të shkonte në Greqi.

Ndërkohë mediat greke raportojnë se kokaina e sekuestruar gjatë operacionit ndërkombëtar në Ekuador ishte porositur nga mafia shqiptare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button