Kokëdhima replikon me Ristanin: Ishe bërë tapë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve
Deputeti Koço Kokëdhima ka replikuar me Arben Ristanin, i cili lexoi në Kuvend kërkesën e PD-së për heqjen e mandatit të tij.
Kokëdhima tha se ristani ishte i dehur në mbledhjen e një jave më parë në Këshillin e Mandateve.
“Ishe i dehur atë natë.
Ishe bërë dhogë.
Dhe kjo të turpëron tre herë.
Një herë si nip në fshatin tim.
Një herë si kushëri dhe një herë si deputet i PD-së”, tha Kokëdhima.
Ai i ka hedhur poshtë akuzat se ka përfituar kontrata publike nga koha kur është bërë deputet.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.