Rajoni

Komandanti dhe pronari i ”Norman Atlantic” në hetim

Trageti ”Norman Atlantique” që u përfshi të dielën nga flakët në brigjet shqiptare, duke shkaktuar të vdekur, të plagosur dhe të zhdukur, do të rimorkiohet nga një anije drejt Vlorës, bënë të ditur shërbimet e sigurisë në Brindisi.

C_4_articolo_2086804_upiImageppNdërkohë moti i keq ka penguar mbërritjen në brigjet italiane të disa të mbijetuarve të tjerë të anijes ”Norman Atlantique”. Erërat e forta kanë vështirësuar operacionet e zbarkimit në portin Manfredonia (Foggia) të 39 personave.

Sipas disa burimeve, të mbijetuarit ndodhen në bordin e anijes tregtare ”Aby Jeannette” dhe do të transportohen në portin Manfredonia me anije të patrullës së rojave bregdetare. Në anijen tregtare ndodhen dy persona me plagë të lehta ndërkohë që të tjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

‘Anija ushtarake italiane ”San Giorgio”, që ka në bord më shumë se 180 të mbijetuar, vazhdon të jetë në zonën e aksidentit, në kërkim të të zhdukurve ët mundhsëm. Pritur në mëngjes në portin e Brindisi, ajo mund të mbërrijë në këtë port të Adriatikur në orët e pasdites, theksoi një zyrtar i marinës italiane.

Komandanti i aniijes, Argilio Giacomazzi dhe pronari i anijes u vendosën nën hetim.

Dje rreth orës 14:00 u evakuuan edhe 60 pasagjerët e fundit që kishin mbetur në tragetin e ”Norman Atlantic”, i përfshirë nga flakët prej më shumë se 30 orësh.

Nga bordi i tragetit që mbërriti në brigjet e Vlorës, zbriti edhe kapiteni Argilio Giacomazzi, i cili dëshironte që të linte anijen i fundit, pasi të gjithë të tjerët e kishin braktisur atë në gjendje të mirë shëndetësore.

Trageti ”Norman Atlantic”, me destinacion Italinë, u përfshi nga flakët, që prej orës 04:00 të mëngjesit të të dielës, ndërsa në bord ndodheshin 478 persona.

Njëri prej pasagjerëve, humbi jetën në përpjekje për të shpëtuar, duke u hedhur nga anija, ndërkohë që gjashtë trupat e tjerë u nxorrën sot nga deti. Shtetasi me kombësi greke humbi jetën në përpjekje për të braktisur anijen në flakë. Mediat italiane raportojnë dhe për dy të plagosur mes pasagjerëve të anijes së përfshirë nga flakët.

Dhjetë persona kanë humbur jetën pas zjarrit që përfshiu tragetin ”Norman Atlantic” në brigjet shqiptare, njoftoi dhe marina italiane pas zbulimit të dy trupave të tjerë.

Lista e pagjerëve numëronte 478 persona, por autoritetet italiane bënë thirrje për kujdes duke refuzuar të përmendnin të zhdukurit pas kësaj drame të ndodhur të dielën në detin Adriatik.

”Është herët për të folur për të zhdukurit”, nënvizoi ministri italian i Transporteve, Maurizio Lupi. ”Ne nuk jemi në dijeni të numrit të saktë të pasagjerëve”, nënvizoi ai duke shtuar se në këto kushte të pasigurta operacionet e kërkimit vazhdojnë.

”Nga 371 pasagjerë të mbijetuar, 234 ishin grekë, 54 turq, 22 shqiptarë dhe 10 me kombësi zvicerane”, sipas Lupit. Prokuroria e Barit njoftoi dje nisjen e një hetimi kriminal pas zjarrit që përfshiu tragetin ”Norman Atlantic”, ku si pasojë humbn jetën 10 persona. Prokurori, Giuseppe Volpe njoftoi nisjen e këtij hetimi pasi vizitoi kapitenerinë në portin e Barit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button