🌡️
Tiranë 07 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 115.34 ▲2.61%
ARI 4,666 ▼0.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $68,539 ▼ -0.5% ETH $2,101 ▼ -1.02% XRP $1.3079 ▼ -2.52% SOL $79.6000 ▼ -1.96%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 115.34 ▲2.61 % ARI 4,666 ▼0.4 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 115.34 ▲2.61 % ARI 4,666 ▼0.4 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Kronika

Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama u prit në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Shtabin e Përgjithshëm të F.A. të Republikës së Shqipëris

Komandanti i Forcës se Sigursë së Kosovës-FSK, gjenerallejtënant Rrahman Rama, me ftesë të Shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, general major Jeronim Bazo, u prit me nderime të larta ushtarake shtetërore në Ministrinë e Mbrojtjes, në Tiranë.
Fillimisht, gjeneral Rama i shoqëruar edhe nga gjeneralët Bashkim Jashari dhe Zymer Halimi, Atasheu ushtarak i Kosovës në Tiranë, nënkolonel Enver Dugolli, u pritën në Ministri nga ministresha e Mbrojtjes, zonja Mimi Kodheli. Në takim u bisedua për bashkëpunimin  ndersjellë ndërmjet ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë. Nga të dyja palët u  shpreh gatishmeria e plotë për bashkëpunim në fushën e sigurisë në të ardhmen.
Më tej, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama me bashkëpunëtorë, zhvilloi takim kokë më kokë me Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura shqiptare, gjeneral major Jeronim Bazo. Në takimin e përbashkët të dy gjeneralëve u bisedua për bashkëpunimin rajonal në këtë fushë, si dhe për bashkëpunimin e ministrisë për FSK dhe Forcës së Sigurisë me ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Gjithashtu, Komananti i FSK-së, gjeneral Rama dhe delegacioni nga ministria për Forcën e Sigurisë, në përmbërje: gjeneral brigade Bashkim Jashari, shef i Inspektoriatit, gjeneral brigade Zymer Halimi, shef i Drejtorisë për operacione, Faruk Geci, drejtor i Drejtorisë për Politika dhe Plane, Atasheu ushtarak i Kosovës, nënkolonel Enver Dugolli dhe drejtori i Departamentit për Marrëdhënie me Publikun, Ibrahim Shala, zhvilluan një takim të zgjeruar të delegacioneve, kryesuar nga gjeneral Bazo dhe general Rama.
Gjeneral Rama me këtë rast, e njoftoj gjeneralin Bazo mbi procesin që po kalon ministria për FSK dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, procesin e bashkëpunimit regjional si dhe procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura. Nga ana e tij general Rama tha se pikërisht në këtë proces është shumë e nevojshme përvoja e Ushtisë shqiptare e cila pothuajse ka kaluar sfida të ngjashme, në rrugën e zhvilimit të saj.
Nga ana e tij, shefi i Ushtrisë shqiptare, gjeneral Bazo tha se e gëzon fakti i sukseseve gjithnjë e më të mëdha të Forcës së Sigurisë, duke u zotuar për një bashkëpunim intenziv në të gjitha fushat e nevojshme dhe se siç u shpreh Ai, ,,Ne do jemi zëri juaj, aty ku ju nuk jeni, dhe do mundohemi të ju mbështesim edhe aty ku ne nuk jemi’’. Gjenerali Bazo tha gjithashtu se mbështetja për Forcën e Sigurisë do të jetë e sinqertë dhe konkrete, për avancimin dhe depertimin e saj në iniciativa rajonale dhe globale në fushën e sigurisë.
Të dy shefat, gjeneral Rama dhe gjeneral Bazo u dakorduan se bashkëpunimi rajonal është në interes të të gjitha vendeve të rajonit dhe se ndërtimi i një klime të mirë të bashkëpunimit, lehtëson edhe integrimin e tyre më të shpejtë, si dhe anëtarësimin me të shpejt në këtë rast të Kosovës, në iniciativa rajonale dhe më gjerë.
Komandanti i Forcës së Sigurisë, gjeneral Rama dhe delegacioni i Ministrisë për Forcën e Sigurisë i shoqëruar edhe nga komandanti i Forcave Tokësore shqiptare, gjeneral brigade Nazmi Cahani vazhdoi vizitën në garnizonin e njësisë Komando dhe atë të Batalionit të Forcave Speciale të Ushtrisë shqiptare, në Zall-herr.
Fillimisht, në Zall-herr, delegacioni i MFSK-së i kryesuar nga gjeneral Rrahman Rama zhvilluan një takim të përbashkët me gjeneralin Cahani, ku u njoftuan me misionin, detyrat dhe aktivitetet e Njësië spëciale si dhe më pastaj patën mundësi të ndjekin një demostrim professional me armë në poligonin për gjuajtje në garnizonin e Zall-herr-it.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.