☁️
Tiranë 22°C · Vranët 14 April 2026
S&P 500 6,934 ▲0.69%
DOW 48,404 ▲0.39%
NASDAQ 23,465 ▲1.21%
NAFTA 93.47 ▼5.66%
ARI 4,827 ▲1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $75,690 ▲ +5.41% ETH $2,390 ▲ +7.63% XRP $1.3881 ▲ +3.6% SOL $87.0900 ▲ +4.63%
S&P 500 6,934 ▲0.69 % DOW 48,404 ▲0.39 % NASDAQ 23,465 ▲1.21 % NAFTA 93.47 ▼5.66 % ARI 4,827 ▲1.25 % S&P 500 6,934 ▲0.69 % DOW 48,404 ▲0.39 % NASDAQ 23,465 ▲1.21 % NAFTA 93.47 ▼5.66 % ARI 4,827 ▲1.25 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
14 Apr 2026
Breaking
Politika

Komisioneri për Zgjerimin, Hahn vlerëson marrëveshjen mazhorancë-opozitë

Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Johannes Hahn ka vlerësuar arritjen e një marrëveshjeje midis mazhorancës dhe opozitës në Shqipëri të lehtësuar nga Parlamenti Europian.

HahnNë një prononcim për mediat, Hahn është shprehur se, debati politik zhvillohet brenda Parlamentit dhe shpreson, që kjo marrëveshje do të respektohet nga palët.

I pyetur nëse Komisioni Europian ka rol në zbatimin e kësaj marrëveshjeje, Komisioneri Hahn i është referuar një roli stimulues.

“Kam qenë në kontakt me politikanët shqiptarë për këtë çështje. Duke qenë se kjo marrëveshje ka të bëjë me bashkëpunimin politik brenda Kuvendit, është shumë mirë që ajo u arrit në nivelin e parlamenteve. Ndaj, Parlamenti Europian ishte institucioni i duhur për arritjen e kësaj marrëveshjeje. Gjithsesi, edhe ne e kemi stimuluar arritjen e kësaj marrëveshjeje, duke qenë se prezenca e opozitës jashtë Parlamentit është një çështje që nuk është shfaqur vetëm në Shqipëri, por edhe në Maqedoni. Për të avancuar në integrimin europian drejt anëtarësimit në BE, nevojitet që debati politik të kryhet brenda Parlamentit.  Partitë politike duhet të jenë në Parlament për të zhvilluar një debat të matur politik mbi çështjet përkatëse”, ka thënë Komisioneri Hahn.

Bashkëpunimi midis forcave politike shqiptare është parakusht për përmbushjen e kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian lidhur me hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE dhe integrimin e vendit në këtë organizatë.

Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Johannes Hahn do të vijë për herë të parë në Shqipëri në fund të shkrutit kur do tëmbahet edhe Tryeza e Dialogut të Nivelit të Lartë, Shqipëri-BE.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.