☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 10 March 2026
S&P 500 6,807 ▲0.16%
DOW 47,885 ▲0.3%
NASDAQ 22,772 ▲0.34%
NAFTA 84.51 ▼10.83%
ARI 5,206 ▲2.01%
S&P 500 6,807 ▲0.16 % DOW 47,885 ▲0.3 % NASDAQ 22,772 ▲0.34 % NAFTA 84.51 ▼10.83 % ARI 5,206 ▲2.01 % S&P 500 6,807 ▲0.16 % DOW 47,885 ▲0.3 % NASDAQ 22,772 ▲0.34 % NAFTA 84.51 ▼10.83 % ARI 5,206 ▲2.01 %
10 Mar 2026
Breaking
Breaking
Politika

Komisioni Europian: Vendimi i takon Kuvendit, nuk komentojmë raste në zhvillim

Komisioni Europian ka reaguar lidhur me vendimin e shumicës parlamentare për të rrëzuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për autorizimin e arrestimit të deputetes Belinda Balluku.

Në një përgjigje zyrtare për Report Tv, një zëdhënës i Komisionit Europian theksoi se institucioni që ai përfaqësonte nuk komenton raste që janë në proces zhvillimi e sipër.

“Ne nuk komentojmë raste në zhvillim. I takon Parlamentit të Shqipërisë të trajtojë kërkesat për heqjen e imunitetit të anëtarëve të tij”, thuhet në përgjigjen e Komisionit Europian për Report TV.

Reagimi vjen pasi Partia Socialiste përmes një raporti mbajti qëndrim kundër kërkesës së SPAK për autorizimin e arrestimit të deputetes Belinda Balluku, e cila sipas informacioneve të bëra publike është nën akuzë për parregullsi në dhënien e tenderave publikë dhe korrupsion.

Ditën e enjte, datë 12 mars 2026 pritet të merret edhe vendimi përfundimtar në Kuvend për imunitetin e Ballukut. Deputetët do të votojnë pro ose kundër heqjes së imunitetit të Ballukut. Vota e deputetëve në Kuvend është vendimtare për ‘fatin’ e Ballukut, pasi ose do i hapet rruga SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministres, ose ajo do të vijojë të hetohet në gjendje të lirë.

Mazhoranca pretendon se nuk janë kushtet që Balluku të hetohet në masën e sigurisë ‘arrest me burg’, pasi ajo nuk ka më funksione ekzekutive. Nga ana tjetër, SPAK pretendon se Balluku përmes personave me profik kriminal ka kërcënuar dëshmitarët dhe ka tentuar të prishë provat. Kjo është arsyeja sipas Prokurorisë së Posaçme që ajo duhet të hetohet në masën e ‘arrestit me burg’.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.