🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,586 ▲0.07%
DOW 46,340 ▲0.28%
NASDAQ 21,869 ▼0.36%
NAFTA 92.44 ▲4.89%
ARI 4,426 ▲0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $69,715 ▼ -1.03% ETH $2,130 ▲ +0.07% XRP $1.3957 ▼ -2.67% SOL $89.5600 ▼ -0.33%
S&P 500 6,586 ▲0.07 % DOW 46,340 ▲0.28 % NASDAQ 21,869 ▼0.36 % NAFTA 92.44 ▲4.89 % ARI 4,426 ▲0.42 % S&P 500 6,586 ▲0.07 % DOW 46,340 ▲0.28 % NASDAQ 21,869 ▼0.36 % NAFTA 92.44 ▲4.89 % ARI 4,426 ▲0.42 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Kosova

Komiteti i jashtëm i PE rekomandon heqjen e vizave për Kosovën

Komisioni për punët e jashtme të Parlamentit Europian ka deklaruar se, Bashkimi Europian duhet të liberalizojë vizat për qytetarët e Kosovës.

Anëtarët e komitetit kanë miratuar këtë rekomandim me vlerësimin se vendi ka regjistruar progres të dukshëm në implementimin e kritereve të vendosura për heqjen e vizave.

Në rekomandim vlerësohet se liberalizimi i vizave do të jetë një instrument i rëndësishëm në politikën e jashtme dhe atë të sigurisë të BE-së, si dhe do të shërbejë për kontaktet mes popujve. Votimi për heqjen e vizave kaloi me 38 vota pro, 7 kundër dhe 6 abstenim.

“Jam e bindur se qytetarët e Kosovës meritojnë heqjen e vizave sa më shpejt të jetë e mundur. Mungesa e perspektivës për të udhëtuar lirshëm vetëm për këtë pjesë të rajonit është e papranueshme dhe duhet të marrë fund. Tani gjithçka është në duart e politikanëve të Kosovës, ata duhet të ratifikojnë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi dhe shënojnë progres në ndëshkimin e rasteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar”, deklaroi raportuesja për Kosovën në PE, Ulrike Lunaçek.

Me të njëjtat argumente komisioni i rekomandoi BE-së liberalizimin e vizave edhe për Ukrainën dhe Gjeorgjinë, përkatësisht me 42 vota pro, 3 kundër dhe 6 abstenim; dhe 43 vota pro, 5 kundër dhe 3 abstenim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.