Ekonomia

Kompania ENAGAS i bashkohet TAP-it, rrit aksionet dhe FLUXYS

impiant-605x350Trans Adriatic Pipeline AG (TAP) njoftoi sot se ENAGAS i është bashkuar projektit si aksioner i ri, me 16% aksione ndërsa aksioneri ekzistues FLUXYS ka rritur aksionet tek TAP nga 16%, në 19%.
Të dy kompanitë blenë 9% aksionet nga E.ON dhe 10% të tjera nga TAP, duke kurorëzuar këtë Marrëveshje të re, njoftoi sot TAP.
Nga sot, TAP ka si aksionerë: BP, SOCAR dhe Statoil me nga 20% aksione, FLUXYS me 19%, ENAGAS me 16% dhe AXPO me 5% aksione.
Drejtori Menaxhues në TAP Kjetil Tungland me rastin e marrëveshjes së re, u shpreh: “TAP, një sipërmarrje e përbashkët ka qenë gjithmonë e hapur për partnerë të rinj strategjikë dhe jam shumë i kënaqur që mirëpresim ENAGAS. Kjo tregon modelin tonë të suksesshëm në një sipërmarrje të përbashkët, që bën bashkë prodhuesit dhe blerësit e gazit për të zhvilluar projektin tonë të rëndësishëm. ENAGAS, kompani e madhe e gazit, me histori të gjatë investimesh të rëndësishme infrastrukturore në Evropë dhe Amerikën e Jugut, do të ndihmojë për të përmirësuar pozicionin strategjik TAP, si një projekt i vërtetë evropian, që do të transportojë gaz në tregjet energjitike të kontinentit”.
Andy Lane, Kryetar i Bordit të Drejtorëve për TAP-it, tha: “Ndërsa përgatitemi për fazën e ardhshme vendimtare, duke filluar me ndërtimin e rrugëve dhe urave në Shqipëri në fillim të vitit 2015, falënderoj kompanitë E.ON dhe Total për angazhimin dhe kontributin e tyre të fortë për zhvillimin e projektit tonë, duke mirëpritur ENAGAS si aksioner i ri në TAP”.
Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante Shah Deniz II në Azerbajxhan, në Evropë. Janë rreth 870 km tubacione të gazit që do të lidhin TAP-in me Gazsjellësin Anatolian Trans (TANAP) pranë kufirit turko-grek në Kipoi për të kaluar përmes Greqisë, Shqipërisë, Detin Adriatik për të mbrritur në bregdet në jug të Italisë.
TAP pritet të lehtësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Evropës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë, etj. Zbarkimi i tubacionit të gazit të TAP në Itali ofron mundësi të shumta për transportimin e mëtejshëm të gazit natyror Kaspik në disa nga tregjet më të mëdha evropiane si Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Zvicra dhe Austria.
TAP do të nxisë zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës përgjatë gjurmës së tubacionit, duke qënë burim i madh i investimeve të huaja direkte, të pavarur nga grantet apo subvencionet.
Parashikohet që do të jetë fundviti 2018 koha kur do të nisin shitjet e para me gaz në Gjeorgji dhe Turqi dhe pas një viti, pra në 2019, edhe në Evropë, bënë të ditur sot burimet zyrtare të TAP-it.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button