Ekonomia

Kompania ndërkombëtare P3Communications: Vodafone Albania, rrjeti me performancën më absolute në Shqipëri

6 nga 10 shqiptarë kanë zgjedhur Vodafone, shpejtësia më e lartë dhe mbulimi më i gjerë në të gjithë Shqipërinë

Kompania ndërkombëtare P3 Communications publikoi rezultatet e testimeve më të fundit tëkryera në Shqipëri ku rezulton se Vodafone Albania ka arritur pikët maksimale të arritura ndonjëherë në vendin tonë për cilësinë e shërbimeve të telefonisë së lëvizshme.

P3 Communications, kompania ndërkombëtare e specializuar për testimin e cilësisë së shërbimeve celulare dhe internetit nëpër botë, kreu testimet në tregun tonë në periudhën 27 Janar 2017 deri 13 Shkurt 2017, në 24 qytete të ndryshme. Pas testimeve sipas metodologjisë së standardeve Europiane, Vodafone Albania  u çerfifikua  “Mëi miri në testim” me pikët më të larta të arritura ndonjëherë në vendin tonë, përkatësisht 827 pikë nga 1000  pikë dhe me një diferencë të konsiderueshme me operatoret e tjerë  në treg.

 

Burimi:  http://www.p3-networkanalytics.com/wp-content/uploads/2017/03/20170306_Certificate__Vodafone-Albania.pdf

 

Sipas testimeve më të fundit të P3, Vodafone Albania arriti rezultatet më të larta të shënuarandonjëherëpërsa i përket:

 

  • Performanca më e lartë e shkarkimit dhe ngarkimit (upload dhe download)
  • Cilësi e pakrahasueshme e transmetimit video
  • Cilësi absolute e telefonatës

 

Ky vlerësim vjen si rezultat i investimeve të vazhdueshme në infrastrukturën e rrjetit dhe angazhimit maksimal të kompanisë për të garantuar cilësinë dhe shërbimet më të mira në treg për klientët. Vetem pak kohë më parë, kompania ndërkombëtare e research-it Ovum, pas testimeve të kryera në tregun tonë, shpalli Vodafone Albania  lider në treg për sa i përket numrit të destinacioneve ku ofron eksperiencën 4G në roaming. Sot, Vodafone Albania  arrin pikët më të larta tëregjistruara ndonjëherëedhe në testimet P3 në tregun tonë.

 

Drejtori i Përgjithshëmi Vodafone Albania Dietlof Mare u shpreh:

“Kemi ndërtuar rrjetin më të fuqishëm në vend, me qëllimin e vetëm për t’iu përgjigjur kërkesave në rritje të klientëve për komunikim. Rezultatet e testimeve nga P3 Communications na bëjnë krenar për punën tonë deri më sot dhe na sfidojnë të punojmë fort për të qenë gjithnjë MË TË MIRËT me rrjetin me të besueshëm, më të shpejtë, më të sigurt dhe për ti garantuar klientëve tanë një eksperiencë ekselente nën rrjetin Vodafone “

Vodafone Albania ka qenë dhe do të jetë gjithmonë forca lëvizëse për zhvillimin e industrisë së komunikimeve elektronike në Shqipëri.  Ne vitin e 16 në tregun shqiptar, kompania Vodafone ka qenë pararojë e zhvillimeve më të fundit teknologjike në vend dhe për këtë arsye, mbi 56% e përdoruesve të telefonisë celulare i kanë besuar nevojat e tyre për komunikim kompanisë Vodafone Albania

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button