☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 11 March 2026
S&P 500 6,781 ▼0.21%
DOW 47,707 ▼0.07%
NASDAQ 22,697 ▲0.01%
NAFTA 83.88 ▲0.52%
ARI 5,204 ▼0.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780 EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780
₿ CRYPTO
BTC $69,950 ▼ -0.06% ETH $2,024 ▼ -1.01% XRP $1.3825 ▲ +0.1% SOL $86.0400 ▼ -0.43%
S&P 500 6,781 ▼0.21 % DOW 47,707 ▼0.07 % NASDAQ 22,697 ▲0.01 % NAFTA 83.88 ▲0.52 % ARI 5,204 ▼0.72 % S&P 500 6,781 ▼0.21 % DOW 47,707 ▼0.07 % NASDAQ 22,697 ▲0.01 % NAFTA 83.88 ▲0.52 % ARI 5,204 ▼0.72 %
EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780 EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780
11 Mar 2026
Breaking
Breaking
Opinion

Komplekset e PD dhe PS ndaj burgosjes të zyrtarëve dhe politikanëve, pa u gjykuar

Nga Mero Baze

Ka një kompleksim të panevojshëm tek socialistët kur përpiqen të gjejnë argumente juridike në rastin e mosdhënies së lejes GJKKO për arrestim të zonjës Balluku pa u gjykuar.

Në disa nga argumentet që dëgjova,  përpiqeshin të relativizonin nevojën e kufizimit të lirisë me burg paraprakisht, pasi sipas tyre cilësia e veprave penale për të cilat akuzohet ishte e natyrës së lehtë, si shpërdorim i detyrës apo pabarazisë në tendera.

Dhe ky është një qëndrim i kompleksuar i Partisë Socialiste në mbrojtjen ndaj Ballukut.

Socialistët nuk kanë pse gjykojnë cilësinë e veprave penale të Ballukut, se nuk i ka autorizuar kush. Ata duhet të mbrojnë parimin që askush nuk duhet të burgoset paraprakisht pa një vendim gjykate, duke qenë deputet apo zyrtar i lartë i shtetit shqiptar. Kjo tregon qëndrim politik dhe një lloj burrërie politike në këtë rast.

Se kur thua që nuk po japim leje për burgosje se ka akuza të lehta nga SPAK-u, thjesht ke nxitur SPAK të bëjë nja dy akuza të rënda, pavarësisht bien apo qëndrojnë në gjykatë, dhe të të thotë: tani ma dorëzo se ka akuza të rënda.

Pra Partia Socialiste ka të drejtë ta mbrojë Ballukun politikisht dhe duhet ta bëjë pa komplekse për atë dhe këdo tjetër. Nuk duhet të kompleksohet as nga krahasimet me fatet e ndryshme të disa eksponentëve të saj të mëparshëm. Duhet të pranojë se tani tek socialistët ekziston një bindje politike se paraburgimi i të zgjedhurve në parlament dhe qeveri është kthyer në gjueti shtrigash politike dhe ata nuk do ta tolerojnë. Këtë duhet ta thonë qartë, thjesht dhe me ton politik. Argumentet juridike nuk janë punë e një partie politike. Ato janë çështje e prokurorisë dhe gjykatës.

Kompleksimi nga e drejta për të mbrojtur një deputet apo një zyrtar të lartë nga burgosja paraprake është vazhdimi i relativizimit të dëmit që ka bërë burgosja paraprake për shumë ish-zyrtarë të lartë dhe politikanë të lartë, dhe akoma më keq krijimi i një paranoje për diskriminim pozitiv brenda tyre.

Belinda Balluku duhet të mbrohet nga socialistët si një ish-zëvendëskryeministre dhe deputete që nuk duhet të shkojë në burg pa u gjykuar. Kaq thjesht. Çdo argument tjetër më shumë i prish punë se e ndihmon.

Të njëjtin kompleks e reflektojnë edhe opozitarët, të cilët gjithë ditën ankohen se liderët e tyre Berisha dhe Meta janë viktima të masave paraprake represive pa u gjykuar dhe nga ana tjetër përpiqen të krijojnë një konspiracion të gjerë ndaj një nisme të Gjykatës së Lartë, e cila ka nisur procedurën për ndryshimin e pjesshëm të një prej praktikave për kufizimin e lirisë personale.

I vetmi gabim i Gjykatës së Lartë në këtë rast është se është zgjuar e fundit nga gjumi në këtë debat. Nëse do ta kishte bërë një apo dy vite më parë, në fakt ajo do të ndriçonte këtë debat politik para të tjerëve dhe do t’i bënte shërbim të jashtëzakonshëm standardeve të drejtësisë në Shqipëri. Por më mirë vonë se kurrë.

E kuptoj që opozita ka nevojë të përdorë betejën e Ballukut me drejtësinë si një arsye për të delegjitimuar këtë nismë, por ky nuk është rasti. Unifikimi i kësaj praktike është një garanci më shumë për drejtësinë, madje për një garanci ndaj sulmeve politike në drejtësi për të cilat opozita ankohet në rastin Berisha, Meta, Mediu etj. Të sulmosh një nismë që jep garanci, qoftë edhe të vonuara, për sigurinë juridike të një qytetari në proces hetimi dhe gjykimi do të thotë të hedhësh poshtë gjithë ankesat që ke për politikë represive ndaj figurave politike të opozitës.

Tani duhet të pranojmë që Ilir Meta është arrestuar kot apo plot. Nëse janë dakord që është arrestuar paraprakisht me të drejtë, atëherë ka kuptim. Nëse pranojnë që masa e sigurisë ndaj Berishës ishte e drejtë, atëherë ka kuptim ta sulmojnë këtë praktikë. Por nëse paradite shkojnë qajnë para SPAK pse thërret Berishën dhe pasdite sulmojnë Gjykatën e Lartë pse unifikon praktika për kufizimin e lirisë, atëherë janë ose hipokritë ose të kompleksuar.

Dhe ata nuk janë në parlament dhe politikë për t’i diktuar drejtësisë se çfarë vendime duhet të marrë dhe si t’i shkruajë ato, por të përdorin autoritetin e tyre për të garantuar liritë politike dhe qytetare. Dhe unifikimi i një praktike është garanci për të gjithë, përveç atyre që e duan drejtësinë selektive. Nëse e duan ashtu, të mos ankohen, se e kemi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.