Tiranë 6°C · Pjesërisht vranët 10 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 97.67 ▼0.2%
ARI 4,789 ▼0.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $71,924 ▲ +1.3% ETH $2,187 ▲ +0.28% XRP $1.3421 ▲ +0.97% SOL $82.9400 ▲ +1.15%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 97.67 ▼0.2 % ARI 4,789 ▼0.6 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 97.67 ▼0.2 % ARI 4,789 ▼0.6 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Kosova

Komuna refuzon rishqyrtimin e projektbuxhetit për vitin 2015

ndertesa-e-komunes-se-prishtines-foto-ridvan-slivova-21-690x388Autoritetet komunale të Prishtinës nuk do ta përfillin rekomandimin e Ministrisë së Ekonomisë dhe të Financave, e cila nuk i ka pranuar projektbuxhetin komunal 2015, të miratuar nga Kuvendi Komunal, në mbledhjen e fundit të rregullt.

Këtë e ka pohuar edhe zëdhënësja e Komunës, Miranda Muallafazliu-Bejta, të martën, duke u bazuar në deklaratat e kreut komunal të Prishtinës. Ajo ka theksuar se Komuna e Prishtinës po e pret konstituimin e Parlamentit të Kosovës.

“Pas konstituimit, në Parlamentin e Kosovës do të vendoset nëse do të miratohet apo jo buxheti i planifikuar nga qeverisja komunale e Prishtinës”, ka thënë Mullafazliu-Bejta, duke dhënë të kuptohet se kërkesa e MEF-it që çështja e buxhetit duhet të shtrohet edhe një herë nga Komuna e Prishtinës nuk do të zbatohet.

“Projektbuxheti për Komunën e Prishtinës nuk e ka respektuar tavanin e të hyrave dhe të shpenzimeve të parapara në qarkoret buxhetore 2015/1 dhe 2015/2 me të cilat janë përcaktuar lartësia e të hyrave dhe shpenzimeve për Komunën e Prishtinës”, është përgjigjja që gazeta e ka marrë të martën nga Zyra për marrëdhënie me publikim e Ministrisë së Ekonomisë dhe të Financave, duke i shpjeguar arsyet e mosaprovimit të buxhetit komunal të Prishtinës, pavarësisht që ai është miratuar në Kuvendin Komunal, shkruan Koha Ditore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.