🌤️
Tiranë 11°C · Kryesisht kthjellët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,890 ▼ -0.21% ETH $2,053 ▼ -0.51% XRP $1.3182 ▲ +0.9% SOL $80.2700 ▲ +1.53%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Koncesionet e reja kushtojnë 375 miliardë lekë, 157 miliardë do t’i paguajnë qytetarët

bbbQeveria do të liberalizojë edhe më tej ekonominë publike nëpërmjet një vale të re koncesionesh që do të përfshijnë edhe shërbimet. Llogaritë e bëra nga Ministria e Ekonomisë tregojnë se, vlera e këtyre koncesioneve (rreth 70 të tilla) në ekonomi ndër vite do të jetë rreth 375.6 miliardë lekë (3 miliardë dollarë) dhe buxheti i shtetit do të çlirohet nga një faturë shpenzimesh 157 miliardë lekë (1.2 miliardë dollarë), fatura që do të paguhen gjatë viteve të koncesionit nga qytetarët.

Nga pikëpamja e vlerës së shtuar në ekonomi, shifrat janë ambicioze, por ende nuk dihet se rritja në këto përmasa do të vijë nga investimet e koncesionarëve apo nga tarifat që qytetarët sot ia paguajnë shtetit dhe nesër do të duhet t’ia paguajnë disafish koncesionarit.
Format koncesionare të zhvillimit të ekonomisë kanë një histori gati 20-vjeçare. Bilancet anojnë më shumë nga pasojat negative se sa nga përfitimet. Investimet e Huaja Direkte janë nxitur ndjeshëm, por, nga ana tjetër, qytetarët shqiptarë paguajnë tarifa më të larta ose marrin shërbime më të shtrenjta pikërisht për shkak të koncesioneve. investimet e mëvonshme në këta sektorë janë shuar për shkak të monopoleve që kanë trashëguar koncesionarët. Jo se këto forma investimesh nuk janë efikase, por padituria e qeverive dhe mungesa e vizionit në momentin që u nënshkruan kontrata kanë sjellë pasoja të pallogaritshme më pas mbi konsumatorët dhe ekonominë në tërësi (kujtojmë koncesionin monopol të aeroportit, që dikur dukej një arritje, por sot po e pësojmë për shkak të biletave të shtrenjta).

Ekspertë nga Ministria e Financave pohojnë se, dy dekada ekonomi tregu mjaftojnë për të treguar se shteti ka dështuar për të ofruar disa shërbime dhe për të përmbushur disa detyrime. Rasti i taksave është një prej tyre. Shqipëria ka nivelin më të ulët të mbledhjes së taksave në raport me PBB, në rreth 25%, 10 pikë përqindjeje më pak se mesatarja e rajonit.

Duke hequr dorë nga aftësia për të administruar dhe për të menaxhuar hapësirën publike të shërbimeve, qeveria po u shmanget disa punëve duke ia deleguar privatëve me shpresën që ekonomia do të rritet më shpejt. Po nëse kjo rritje do të bazohet në tarifat më të larta që mund të paguajnë qytetarët dhe grupet e interesit, nga kjo skemë do të përfitojnë vetëm disa dhe do ta pësojnë të gjithë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.