Ekonomia

Koncesioni për aeroportin e Vlorës, tre skenarët për trafikun e pasagjerëve

Është çelur zyrtarisht  këtë të premte të faqen e Agjencisë së Prokurimit Publik procedura  Dhënie me koncesion/PPP për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës (VIA). Referuar dokumenteve mësohet se punimet parashikohen që të zgjasin të paktën 3 vite dhe viti i katërt do t’i shërbeje koncesionarit për të bërë testimet e nevojshme dhe për të marrë certifikimet. Kjo do të thotë që nëse gjithçka ecën siç duhet dhe në 31 maj 2020 nisin punimet për ndërtimin, nga Vlora fluturimi i parë zyrtar do të bëhet në vitin 2024. Raporti i konsulentit ndalet në parashikimin e përgjithshëm të rritjes së trafikut ajror në 30 vitet e ardhshme në përgjithësi për vendin dhe në veçanti për aeroportin e Vlorës duke dhënë tre skenarë.

Parashikimi i Trafikut te pasagjereve

“Parashikimi i trafikut te pasagjereve te huaj dhe vendas qe do te përdorin transportin ajror është bazuar mbi parashikimin e rritjes se GDP. Mbi këtë baze Konsulenti ka përgatitur skenarët e zhvillimit dhe rritjes se transportit ajror te pasagjereve . Alternativat e rritjes trafikut ajror janë 3 : skenari baze, skenari optimist, dhe ai pesimist.

Këto skenarë kanë marrë parasysh situatën specifike në Shqipëri:

– Heqja e kufizimeve të tregut nga rishikimi i Marrëveshjes së Koncesionit të Aeroportit TIA;

– Potenciali turistik i Jugut i Shqipërisë dhe Strategjia e Turizmit të Shqipërisë;

– Rritja e numrit të pasagjerëve në aeroportin TIA përtej parashikimit të Master Planit 2015;

– Potenciali i linjave Low-Cost për Shqipërinë

Skenari Bazë ka ndjekur trendin e pasagjerëve në Shqipëri ku rritja e trafikut të pasagjerëve është përtej pritshmerive dhe parashikimeve ;Skenari Optimist i ka konsideruar të gjitha sa më sipër në mënyrë pozitive duke marrë te mirëqene rritjen e numrit te strukturave turistike në jug të Shqipërisë dhe tërheqjen e kompanive me kosto të ulët për shkak të politikave nxitëse të aeroportit të ri. Ngopja e aeroportit te TIA do të drejtojë gjithashtu një pjesë të mirë të kërkesës në rritje për fluturime çarter në aeroportin e Vlores. Nga ana tjetër, Skenari Pesimist ka konsideruar mungesën e zhvillimit te kapaciteteve turistike në të njëjtin ritëm me kërkesën turistike në zonë. Skenari pesimist gjithashtu merr në konsideratë çdo ngadalësim të rritjes së numrit te pasagjereve te transportit ajror.Ne skenarin baze koeficienti i korrelacionit te GDP me rritjen e numrit te pasagjereve është parashikuar te jete 2 ; ne skenarin optimist eshte parashikuar te jete 3 ndërsa ne skenarin pesimist 1.5. Në skenarin bazë rritja e trafikut për 10 vitet e para do të jetë 7.9 % ndërsa në dy dekadat e tjera parashikohet të jetë respektivisht me 7% dhe 5.4 % . Sipas parashikimeve të skenarit baze numri total i pasagjereve ne vend do te rritet nga 2.8 milion ne vitin 2019 ne 18 milion ne vitin 2048 ndersa per skenarin optimist ne 26 milion udhetare dhe 10 milion ne skenarin pesimist” thuhet në dokument.

Parashikimi i Trafikut te Aeroportit te Vlorës

“Per te bere parashikimin e trafikut te pasagjereve te aeroportit te Vlores konsulenti ka analizuar variacionin mujor te trafikut te pasagjereve per vitin 2016 – 2017. Po te shikojme grafikun kuptohet qe muajt Qershor, Korrik, Gusht , Shtator jane muajt qe kane numrin me te larte te pasagjereve ose muajt qe turistet vijne në Shqiperi. Numri i pasagjereve perfshin dhe ata qe kane udhetuar me shoqerite Loë Cost. Gjate periudhes se veres, sezoni i pikut, numri i pasagjereve eshte rreth 1.334 mije me nje mesatare mujore prej 266 mije udhëtare ndërsa ne periudhën tjetër te vitit numri i pasagjereve arrin ne 1 473 mije. Diferenca prej 82,671 pasagjeresh per muajt e verës jane turiste nje përqindje e caktuar e te cilëve parashikohet te frekuentojnë zonën e jugut te Shqipërisë nga Vlora ne Sarande.

Ne baze te inervistave te bera rreth 15 % e pasagjereve jane nga zonat e influences te aeroportit te ri.

Megjithate konsulenti per aeroportin e Vlores ka supozuar qe vetem gjysma e tyre do te perdore

aeroportin aty. Lidhur me pasagjeret te konsideruar turiste parashikojme qe rreth 20 % e tyre do te

përdorin aeroportin e Vlorës. Ne tabelën e mëposhtme jepen per çdo aeroport perqindja e pasagjereve qe parashikohet te akomodohen ne aeroportin e ri përdorin aeroportin e Vlores. Ne tabelën e mëposhtme jepen për çdo aeroport përqindja e pasagjereve qe parashikohet te akomodohen ne aeroportin e ri. Bazuar ne rritjen e GDP, numrit te pasagjereve si dhe zones se mbulimit, konsulenti ka përllogaritur numrin

e pasagjereve qe parashikohet te udhëtojnë ne rastin e ndërtimit te aeroportit te Vlores

Ne tabelën e meposhteme jepet parashikimi i trafikut .Vlen për tu theksuar fakti qe periudha e ndërtimit te aeroportit eshte 3 vite ndërsa ne vitin e katërt do te jete viti i kolaudimit dhe marrjes se certifikateve te sigurisë se aeroportit. Kështu qe vitin e peste parashikohet te filloje operimi i plote i aeroportit” vlerëson dokumenti i studimit të fizibilitetit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button