☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 13 April 2026
S&P 500 6,847 ▲0.44%
DOW 47,985 ▲0.14%
NASDAQ 23,051 ▲0.65%
NAFTA 98.78 ▲2.29%
ARI 4,753 ▼0.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $72,098 ▲ +1.41% ETH $2,221 ▲ +0.93% XRP $1.3356 ▲ +0.32% SOL $82.7500 ▲ +0.76%
S&P 500 6,847 ▲0.44 % DOW 47,985 ▲0.14 % NASDAQ 23,051 ▲0.65 % NAFTA 98.78 ▲2.29 % ARI 4,753 ▼0.72 % S&P 500 6,847 ▲0.44 % DOW 47,985 ▲0.14 % NASDAQ 23,051 ▲0.65 % NAFTA 98.78 ▲2.29 % ARI 4,753 ▼0.72 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
13 Apr 2026
Breaking
Bota

Konferencë franko-britanike për një mision shumëkombësh paqeje në Ngushticën e Hormuzit

Franca do të organizojë një konferencë me Mbretërinë e Bashkuar, në një të ardhme shumë të afërt me vendet që janë të gatshme të kontribuojnë në një mision shumëkombësh paqësor që synon rivendosjen e lirisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, njoftoi sot presidenti francez, Emmanuel Macron.

“Ky mision rreptësisht mbrojtës, i ndarë nga palët ndërluftuese, do të vendoset sapo situata ta lejojë”, shtoi presidenti francez në rrjetin X.

Me fjalë të tjera, ky mision nuk ka për qëllim të integrohet drejtpërdrejt në përpjekjet e Shteteve të Bashkuara në ngushticë.

Emmanuel Macron, i cili foli dje me kryeministrin britanik, Keir Starmer, nuk komentoi vendimin amerikan për të vendosur një bllokadë detare në këtë kalim detar të Gjirit, të njoftuar nga Donald Trump pas dështimit të negociatave midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit dhe e planifikuar të hyjë sot në fuqi.

Në mesazhin e tij në X, presidenti francez bëri thirrje që të mos kursehet asnjë përpjekje për të “arritur shpejt një zgjidhje të fortë dhe të qëndrueshme të konfliktit në Lindjen e Mesme përmes diplomacisë”, “një zgjidhje që do t’i ofrojë rajonit një kornizë të fortë që i lejon të gjithëve të jetojnë në paqe dhe siguri”.

“Për ta arritur këtë, të gjitha çështjet thelbësore duhet të adresohen me zgjidhje të qëndrueshme, si në lidhje me aktivitetet bërthamore dhe balistike të Iranit ashtu edhe me veprimet e tij destabilizuese në rajon, por edhe për të lejuar rifillimin, sa më shpejt të jetë e mundur, të lundrimit të lirë dhe të papenguar në Ngushticën e Hormuzit dhe për të siguruar që Libani të kthehet në rrugën e paqes në respekt të plotë të sovranitetit dhe integritetit të tij territorial”, këmbënguli ai.

Starmer tha sot se nuk e mbështeste këtë bllokadë detare amerikane.

“Mbyllja e zgjatur e Ngushticës së Hormuzit është jashtëzakonisht e dëmshme. Rinisja e trafikut global detar është thelbësore për të lehtësuar presionet mbi koston e jetesës”, deklaroi ai në X, duke konfirmuar se do të mbahet një samit për të zhvilluar një “plan të koordinuar, të pavarur dhe shumëkombësh për të mbrojtur transportin detar ndërkombëtar sapo të përfundojë konflikti”.

Më 2 prill, përfaqësues nga rreth 40 vende kërkuan “rihapjen e menjëhershme dhe pa kushte” të ngushticës dhe kërcënuan Iranin me sanksione të mëtejshme gjatë një takimi virtual të kryesuar nga sekretarja e Jashtme britanike, Yvette Cooper./  a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.