Europa

Konferencë për luftën kundër terrorizmit me ministrat e Brendshëm të Ballkanit Perëndimor

Ministrja austriake e Punëve të Brendshme, Johanna Mikl-Leitner deklaroi se nga mesi i muajit mars në Vjenë do të organizohet një konferencë e ministrave të Brendshëm nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Italia për shkëmbimin e informacioneve në luftën kundër terrorizmit.

6bd4dc1c-6034-4b8d-ac7a-73ed1a0bc39cIniciativa për konferencën është e mbështetur edhe nga shefi i diplomacisë austriake Sebastian Kurz.

Qëllimi i konferencës është bashkimi i përpjekjeve të vendeve nga rajoni për mbylljen e rrugëve tranzite për xhihadistët e huaj si dhe për marrjen e masave kundër bashkimit të tyre me anëtarë të rinj.

Mikl-Leitner filloi dje vizitën treditore në Kroaci, Serbi, Mal të Zi dhe në Kosovë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button