☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 89.71 ▲1.79%
ARI 4,422 ▲0.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $71,200 ▲ +4.01% ETH $2,166 ▲ +5.67% XRP $1.4291 ▲ +3.8% SOL $91.8200 ▲ +6.71%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 89.71 ▲1.79 % ARI 4,422 ▲0.32 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 89.71 ▲1.79 % ARI 4,422 ▲0.32 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Politika

Kongresmenët amerikanë, mbështetje Shqipërisë për reformën në drejtësi

Në kuadër të vizitës në Uashington, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta zhvilloi disa takime në Kongresin Amerikan. Gjatë takimeve me kongresmenët Jim McGovern dhe Joe Courtney, Meta i informoi ata edhe mbi ecurinë e reformave në Shqipëri, duke u përqendruar veçanërisht në rëndësinë e miratimit sa më parë të reformës në drejtësi, e cila ka mbështetjen e gjerë të SHBA dhe BE.

Kryetari i Kuvendit mori mbështetjen e përfaqësuesve të Kongresit Amerikan për angazhimin në vazhdimësi të SHBA për të ofruar asistencën e nevojshme në fazën e implementimit të reformës për ngritjen e institucioneve te reja, procesin e vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, rritjen e besimit te integriteti i sistemit të ri të drejtësisë dhe funksionarëve të tij, si dhe funksionimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Zyrës së Prokurorit të Posaçëm për Antikorrupsionin.

Në përfundim të vizitës, Kryetari i Kuvendit zhvilloi një bashkëbisedim me ekspertë të sigurisë në Universitetin “George Ëashington”, me të cilët ndau mendime mbi situatën e sigurisë në rajon, krizën e refugjatëve, rrezikun që vjen nga terrorizmi dhe krimi i organizuar trans-nacional, sfidat e reja në fushën e sigurisë kibernetike dhe kërcënimet që vijnë nga mungesa e stabilitetit në rajone të ndryshme të botës, veçanërisht kriza në Lindjen e Mesme, Pellgun e Mesdheut dhe në kufijtë lindorë të Evropës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.