Konini: FED invest, një çerek shekulli në krah të fermerëve
Në aspektin klimatik, pra të dëmeve që krijon natyra në bujqësi, vendi ynë konsiderohet si vend me rrezik të lartë, ndaj Banka Botërore ka kërkuar sigurimin e fermerëve nga dëmet. Për këtë FED invest ka ndërmarrë zbatimin e projektit për “Sigurimin e Serave si Konstruksion”. Konkretisht vitin e kaluar FED invest në bashkëpunim me kompaninë e sigurimeve SIGAL filloi lancimin e nje produkti të ri për fermerët “Sigurimi i Serave në Konstruksion”. Ky produkt bën pjesë në kuadrin e një projekit pilot që ka për objektiv ndërgjegjesimin e fermerëve për futjen e zhvillimin e sigurimeve në bujqësi e blegtori, si instrument mbrojtës kundër dëmeve që shkaktojnë rreziqet natyrore. Të ftohtit dhe ngricat e këtij dimri krijuan mjaft dëme në bujqësi, por fermerët që ishin antarë të FED invest i gjeti të mbrojtur. Kështu vetëm në rrethet ku fermerët janë antarë të FED invest kanë përfituar deri tani mbrojtje financiare, për shkak të aplikimit të sistemit të sigurimeve. Për herë të parë në vendin tonë ndodhi kjo mbështetje sigurimi për fermerët e zonave rurale. FED invest është i pari institucion financiar që hodhi në treg projektin ‘Sigurimi i Serave si Konstruksion” që mbron fermerët ndaj fatkeqësive natyrore të krijuara nga stuhitë, breshëri dhe përmbytjet.
U ndalëm si fillim, në ditët e ftohta të këtij dimri dhe në efektet pozitive të këtij intitucioni në krah të fermerëve, për të bërë një retrospektivë të shkurtër në këtë çerek shekulli aktivitet.
FED invest është institucioni unik në vend, që operon në sektorin rural sipas standarteve evropiane në drejtim të shërbimeve financiare të shpejta, sa më afër klientit me cilësi dhe produktivitet, për të mbështetur financiarisht fermerë tanë. FED invest ka partneritet me institucionet më prestigjoze Europiane dhe Botërore ku mund të përmendim RaboBank, EFSE dhe JICA.
Po të kalosh në rrethe të ndryshme të vendit do të gjesh zgjerimin e FED invest, që përfaqësohet me më shumë se 75 degë në të gjithë territorin e Shqipërisë, çka tregon rolin e FED invest si një institucion financiar i konsoliduar, pranë biznesit rural me shërbime e produkte financiare.
Aktualisht, FED invest është i pranishëm në 1080 fshatra dhe 18 zyra rajonale me identitet të njësuar shërbimi, të cilat përdorin procedura të standartizuara operacionale përmes një teknologjie të centralizuar të informacionit. Janë zgjedhja e parë dhe e besuar për 40,000 anëtarë, me një nivel depozitash mbi 2.57 mld lekë, portofol kredie mbi 2,9 mld lekë, me një PAR, portofoli në risk, tre herë më të ulët se ai i sektorit bankar, rreth 6 %. Në 2016-n startuan edhe produktet e kredive SME me vlerë deri 10 milione lekë, si dhe projektin për sigurimin e serave të 757 fermerëve në bujqësi.
Fakt është se u arrit që brenda një kohe rekord të transformonin në mënyrë rrënjësore institucionin, në një institucion të konsoliduar financiar, me një strukturë unike qeverisjeje të tipit kooperativë dhe me mision: ofrimin e një shumëllojshmërie shërbimesh financiare bazuar në një teknologji moderne bankare për zonat rurale dhe peri-urbane.
Duke u ndalur në vitin që sapo lamë pas, znj.Zana Konini, Kryetare e Bordit te FED invest, thekson se “datat më të rëndësishme për institucionin për vitin 2016-n janë liçensimi në Bankën e Shqipërisë me 2 mars 2016, sipas rregullave te reja të ligjit të ri për SHKK-të dhe përfshirja në skemën kombëtare të Sigurimit të Depozitave më 29 nëntor 2016. Këto vendime kanë konfirmuar zhvillimet teknologjike të rëndësishme, që janë bërë gjatë vitit, si lidhja online dhe instalimi i Branchless Bankimg, me qëllim zgjerimin e rrjetit dhe të gamës së produkteve që ofrojmë”. “Ndërsa viti i kaluar ishte një gur themeli në transfomimin tonë historik, vlerësohet se viti që sapo kemi filluar, pra viti 2017 do të jetë padyshim një vit i paharrueshëm për FED invest, pasi shënon një çerek shekulli ose 25 vite rrugëtim të përbashkët me anëtarët dhe partnerët tanë në rrugën sa të vështirë, aq dhe frymëzuese të financave sociale”, thotë znj.Konini.
FED invest, institucioni prej më shumë se dy dekatash, konkretisht ai e ka nisur punën në vitin 1992, si një “mikrobanke” bujqësore për zhvillimin e biznesit bujqësor dhe agro-bujqësor në zonat rurale të vendit, vazhdon të jetë aktive, jo vetëm në financime për fermerët, por edhe në zgjerimin e degëve të saj.
Objektivat për 2017-n janë të larta. Ato synojnë një hop cilësor dhe sasior në aktivitetin e institucionit si: do të mbulohen 40 % e zonave rurale në vend, do të ketë rritje të numrit të anëtarëve me 20%, rritje të portofolit të kredisë dhe të depozitave me 15 % dhe rritje në totalin e aktiviteteve mbi 20%. Këto objektiva do të mundësohen duke përmirësuar drejtimin kooperativë dhe rritjen e rolit të zgjedhurve duke mbështetur dhe financuar agro-bizneset në të gjithë zinxhirin e vlerës. Kjo vjen duke përmirësuar në mënyrë të vazhdueshme infrastrukturën teknologjike me produkte të reja bankare, duke rritur kapacitet njerëzore, fuqizuar administrimin e riskut dhe zgjerimin e partenerëve strategjik.
Zana Konini, kryetare e Bordit të FED Invest shprehet se: “FED invest synon zgjerimin dhe diversifikimin e shërbimeve financiare në zonën rurale, si dhe rritjen e numrit të klientëve anëtarë të saj”. Duke u ndalur në bilancet pozitive të FED Invest, Konini ka vënë në dukje se, “këto arritje na shtojnë frymëzimin për objektiva të reja, punë e përkushtim, për të zgjeruar e krijuar zinxhirin e vlerave në agrikulturë dhe agropërpunim, si faktor kyç në përmirësimin e ekonomisë fermere”.
A.S.