Kronika

Kurthi që policia i ngriti Shallarit, një javë para se të arrestohej

24-vjeçari Mikel Shallari i dyshuar si vrasësi me pagesë i Artan Cukut më 8 prill 2017, dy javë para arrestimit është ndaluar nga policia rrugore, ndërsa gjithçka ka shërbyer që Shallarit t’i merrej ADN-ja me anë të mbetjeve të gojës.

Me aparatin dragger Mikel Shallarit i është bërë testi i alkoolit pranë rrugës së Elbasanit dhe menjëherë mbetja biologjike e të riut është përcjellë në policinë shkencore ndërsa atij i është kryer dhe kontroll për sende të ndaluara në mjet.

Përgjigjet e profilit të ADN-s së përftuar nga testi i alkoolit u përputhen me ato të mbërritura nga Zvicra e menjëherë Shallari u vë nën vëzhgim 24 orë.

Vetë Shallari që prej arrestimit nuk ka pranuar të bashkëpunojë me hetuesit ndërsa tashmë familja e tij është marrë në mbrojtje nga institucionet shtetërore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button