☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 20 March 2026
S&P 500 6,606 ▼0.27%
DOW 46,021 ▼0.44%
NASDAQ 22,091 ▼0.28%
NAFTA 94.33 ▼1.28%
ARI 4,676 ▲1.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $70,337 ▲ +0.56% ETH $2,132 ▼ -1.35% XRP $1.4479 ▼ -0.53% SOL $88.7400 ▼ -0.58%
S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 94.33 ▼1.28 % ARI 4,676 ▲1.52 % S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 94.33 ▼1.28 % ARI 4,676 ▲1.52 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Konsumatorët braktisin blerjet e mëdha

Dobësitë e konsumatorëve për të blerë mallra të qëndrueshëm u thelluan edhe më shumë në tremujorin e tretë të vitit aktual. Banka e Shqipërisë në vrojtimin e konsumatorëve vërejti se balanca e konsumatorëve për blerje të mëdha shënoi rënien më të madhe që nga tremujori i parë i vitit 2015.
Balanca e blerjeve të mëdha nga konsumatorët shënoi -62 pikë përqindje, nga -60.9 që ishte në tremujorin e tretë.

Treguesi i besimit konsumator (TBK) ra me 0.5 pikë përqindje në tremujorin e tretë të vitit, pas përmirësimit të lehtë një tremujor më parë.
Banka e Shqipërisë  sqaroi se, balancat të cilat kontribuuan në kahun rënës për vlerën e TBK-së lidhen me pyetjet për situatën e të ardhurave dhe shpenzimeve (balanca ra me 2.8 pikë përqindje) dhe për blerjet e mëdha (balanca ra me 1.3 pikë përqindje).

Ndërkohë, dy balancat e tjera formuese të të besimit konsumator, situata e përgjithshme ekonomike e pritur në vend dhe situata financiare e pritur e familjes, shënuan rritje të lehta me përkatësisht 1.3 dhe 0.9 pikë përqindje.

Balanca të tjera nga vrojtimi i besimit të konsumatorit si blerjet e mëdha në të ardhmen, situata aktuale dhe e pritur e kursimeve shënuan rënie krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Kriza ekonomike dhe pasiguria për të investuar apo shpenzuar shuma të mëdha ka ulur shitjet e mallrave apo shërbimeve që kushtojnë dhe “rëndojnë” xhepat e tyre.

Në një kohë kur kursimi duket se është trendi i të gjithëve, individët kanë hezituar të shpenzojnë shuma të mëdha për blerjen e shtëpive, elektroshtëpiakeve, mobilieve, makinave, etj. individët janë gjithnjë e më pak të prirur të konsumojnë, e më tepër në investime të shtrenjta në një periudhë kur mungojnë garancitë për atë çka do të ndodhë më pas.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.