☁️
Tiranë 10°C · Vranët 16 March 2026
S&P 500 6,699 ▲1.01%
DOW 46,946 ▲0.83%
NASDAQ 22,374 ▲1.22%
NAFTA 94.22 ▼4.55%
ARI 5,011 ▼1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
₿ CRYPTO
BTC $74,532 ▲ +3.48% ETH $2,366 ▲ +10.81% XRP $1.5361 ▲ +7.72% SOL $96.7300 ▲ +7.66%
S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 94.22 ▼4.55 % ARI 5,011 ▼1 % S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 94.22 ▼4.55 % ARI 5,011 ▼1 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
16 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Kontrolle te Njësisë Operacionale Speciale pranë Task Forcës për energjinë

Në kuadër të kontrolleve të ushtruara gjatë javëve të fundit, Njësia Operacionale Speciale (NJOS) pranë Task Forcës për energjinë, ka konstatuar një sërë shkeljesh të kryera nga punonjës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

energjia-elektrike1Njësia Operacionale i ka kërkuar Operatorit të Shpërndarjes marrjen e masave për 67 punonjës të cilët janë kapur me shkelje dhe abuzim me detyrën. Pas kërkesës së NJOS, nga ana e OSHEE-së janë marrë masat përkatëse që variojnë, sipas rastit nga vërejtja deri tek pushimi nga puna dhe ndjekja penale për faturistë dhe elektriçistë.

Në disa raste, është konstatuar se këta punonjës të OSHEE-së kanë toleruar konsumatorët të furnizohen me energji pa kontratë, nëpërmjet linjave të dyta si dhe me matësa e kabllo jashtë kushteve teknike. Në zona të caktuara ku ushtrojnë detyrën këta punonjës, janë konstatuar dhe më pas verifikuar nga laboratori i çertifikuar 3G, ndërhyrje në matësat e energjisë duke lejuar abonentët të abuzojnë me energjinë elektrike.

Njësia Operacionale Speciale ka evidentuar edhe raste abuzimi ku punonjës të OSHEE-së nuk kanë raportuar gjendjen e matësit jashtë kushtit teknik, apo kanë faturuar afrofe abonentë që ndërkaq ishin të pajisur me matësa. Në cilësinë e strukturës së posaçme të krijuar me Vendim të Këshillit të Ministrave pranë Task Forcës për energjinë, NJOS shpreh vendosmërinë për zbulimin dhe ndëshkimin e të gjithë punonjësve të OSHEE-së që abuzojnë me detyrën dhe bashkëpunojnë në vjedhjen e energjisë elektrike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.