🌤️
Tiranë 14°C · Kryesisht kthjellët 20 March 2026
S&P 500 6,606 ▼0.27%
DOW 46,021 ▼0.44%
NASDAQ 22,091 ▼0.28%
NAFTA 96.10 ▲0.58%
ARI 4,654 ▲1.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $70,561 ▲ +0.51% ETH $2,147 ▼ -1.38% XRP $1.4515 ▼ -0.79% SOL $89.3500 ▼ -0.57%
S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 96.10 ▲0.58 % ARI 4,654 ▲1.04 % S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 96.10 ▲0.58 % ARI 4,654 ▲1.04 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Kontrolle tregtisë së gazit

Kompanitë e tregtimit të gazit me shumicë do të jenë përgjegjëse për sigurinë e bombolave, që nga mbushja e deri tek shitja  tek konsumatorët.

Në një takim që pati shoqëritë më të mëdha të gazit në vend ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri, tha se tregtimi i gazit do të bëhet vetëm në stacione të kontrolluara dhe do të ndalohet mbushja në pikat e karburantit.

“Ato bombola që mbushni deri tek shitja tek konsumatori do të bëhet nën mbikëqyrjen tuaj. Do të thotë që nuk ka më mbushje nëpër pika karburanti dhe kjo nuk duhet të lejojet. Kemi mundësuar dhe tregtimi të bëhet afër pikave të karburantit, por jo më mbushje në pika karburanti. Pra aty do të jetë stacioni ku do të shiten bombolat”, deklaroi Gjiknuri.

Ministri i Energjisë tha kuadri ligjor është plotësuar. Ai shtoi se çdo bombol duhet të certifikohet periodikisht.

“Bombola duhet të mbajë shënimin dhe markimin përkatës, ngjyrën e deklaruar prej Sh.A., markën tregtare, simbolin e flakës së ndezur dhe duhet të jenë të certifikuara. Nuk mund të ketë më bombola si sot, ku një pjesë janë për skrap”, u shpreh ministri i Energjitikës.

Gjiknuri paralajmëroi po ashtu ashpërsim të penaliteve për shitjen e gazit jashtë rregullave teknike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.