Tiranë 6°C · Pjesërisht vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 106.41 ▲3.43%
ARI 4,537 ▼0.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,094 ▲ +1.13% ETH $2,035 ▲ +1.79% XRP $1.3278 ▼ -0.14% SOL $82.8800 ▲ +1.37%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 106.41 ▲3.43 % ARI 4,537 ▼0.45 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 106.41 ▲3.43 % ARI 4,537 ▼0.45 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
31 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Kontrollet tatimore: 600 subjekte kanë ndryshuar përgjegjësinë tatimore

Administrata Tatimore tashmë  është  e pranishme në territor për të garantuar zbatueshmërinë e ligjit dhe bashkëpunuar me tatimpaguesit dhe qytetarët në “betejën”  kundër evazionit dhe informalitetit.

Sipas të dhënave zyrtare, nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, shërbimi i tatimpaguesit ka kontaktuar më shumë se 13 700 subjekte, ka organizuar më shumë se 1500 vizita këshilluese dhe 7700 takime ballë për ballë.  Në këtë kuadër, administrata Tatimore ka mundësuar 2280 kontrolle nga zyra nga të cilat 600 subjekte kanë ndryshuar përgjegjësinë tatimore.

Gjithashtu 3023 subjekte janë kontrolluar në territor nga të cilat 650 subjekte janë konstatuar me shkelje.  Po sipas këtyre të dhënave, gjate kontrolleve në territor rreth 100 subjekte janë penalizuar me mbyllje të aktivitetit kryesisht biznese të paregjistruar apo për mos lëshim kuponi.

Administrata Tatimore u bën thirrje  subjekteve të paregjistruar që të mos ushtrojnë aktivitet pa dokumentacionin përkatës dhe thekson se është e vendosur të zbatojë ligjin, me tolerancë zero për të gjithë ata tatimpagues të cilët rezultojnë jo formalë. E njëjta gjë vlen edhe për çdo subjekt tregtar që kryen evazion fiskal.

Ndërkohë Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ndërkohë inkurajon çdo sipërmarrës të ndershëm si dhe qytetarët, të denononcojnë rastet e paligjshmërisë kudo ku ata i ndeshin ato.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.