Ekonomia

Kopac: Përmirësoni statistikat dhe rrisni eficencën e energjisë

Përmirësimi i statistikave dhe rritja e eficencës së energjisë janë dy sugjerimet e Janez Kopac, drejtorit të sekretariatit të energjisë. Ai ka prezantuar raportin e këtij sekretariati para komisionit të veprimtarive prodhuese në Kuvend.

“Përmriësimi i statistikave, dhe e dyta që është dhe më e rëndësishmja është rritja e eficencës së energjisë, ta përdorni në mënyrë më efikase. Sigurisht që mund të mos keni nevojë për aq shumë import energjie, që siguriht nuk është energji e rinovueshme. Me këto masa mund të kuptoni që do të jetë më pak e nevojshme përdorimi i energjisë së importuar dhe të përdorni energjinë ekzistuese në mënyrë efikase”, tha Kopac.

Duke prezantuar këtë raport, Kopac tha se sektori i energjisë në Shqipëri ka pasur ndryshime pozitive, por nevojitet një fond për eficencën e energjisë. Shqipëria, tha ai, ka potencial për energjinë e rinovueshme

Related Articles

Nje koment

  1. Kanë ardh gjithe kopacet me na vjedh e me shit mend. Mallkuar qofte ai dhe te githe ata qe po e rrjepin kete vend te gjore dhe te pambrojtur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button