☀️
Tiranë 3°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.55 ▲1.92%
ARI 4,533 ▲0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,436 ▲ +0.79% ETH $2,046 ▲ +1.68% XRP $1.3574 ▲ +1.51% SOL $83.5200 ▲ +0.74%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.55 ▲1.92 % ARI 4,533 ▲0.2 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.55 ▲1.92 % ARI 4,533 ▲0.2 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Zgjedhjet lokale 2015

Korçë- Mero: Mbështetje për personat me aftësi të kufizuara

Kandidati për kryetar bashkie në Korçës për Partinë Demokratike, Gjergji  Mero, u takua sot me përfaqësues të Shoqatës  së Personave me Aftësi të Kufizuara, të cilët në Korçë arrijnë deri në 7 mijë vetë.

Kryetari i Shoqatës  të Personave me Aftësi të Kufizuara, Maksim Rushi, tha se “kjo kategori është mashtruar me premtime, pasi pagesa që ata merrnin para dy vitesh ishte afro 10 mijë lekë, ndërsa sot është reduktuar në 2 mijë deri në 2 mijë e 500 lekë, para të cilat nuk mjaftojnë as për bukën e gojës e jo më për ilaçe”.

Ndërsa kandidati Mero u shpreh se “kjo shtresë duhet të ishte prioritet për shërbimet e bashkisë  dhe se me  programin e tij, ata  do të sigurojnë bashkëpunimin ligjor social, ngritjen e qendrës  së PAK dhe do të kenë një kujdes të veçantë nga shërbimi social. Mbështetja juaj është detyrim dhe përgjegjësi e madhe për mua, nevojat tuaja jetike janë domosdoshmëri  për zgjidhje si nga bashkia, ashtu edhe nga qeveria. Prioritet  tjetër i bashkisë së ardhshme  do të jetë dhënia e bursave për fëmijët e personave me aftësi të kufizuara për edukim dhe punësim”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.