☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.60 ▲1.97%
ARI 4,486 ▼0.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,593 ▲ +0.23% SOL $82.0400 ▼ -0.16%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.60 ▲1.97 % ARI 4,486 ▼0.84 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.60 ▲1.97 % ARI 4,486 ▼0.84 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
30 Mar 2026
Breaking
Bota

Kore e Jugut, burg përjetë komandantit të tragetit; humbën jetën 300 vetë

Komandanti i tragetit korean që u mbyt 16 prillin e vitit 2014, duke shkaktuar mbi 300 viktima, është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Apelit në Seul.

Lee Joon Seok, 70 vjeç, në nëntor të vitit të kaluar u dënua me 36 vjet në shkallën e parë për neglizhencë dhe braktisje të anijes, por u shfajësua nga akuza e vrasjes.

Vendimi i atëhershëm u kritikua dhe u cilësua si shumë i butë nga të afërmit e viktimave. Ndërkohë, këtë herë Gjykata e Apelit ka njohur edhe akuzën e vrasjes, duke rënduar kështu dënimin.

Për 14 anëtarë të ekuipazhit janë dhënë dënime që variojnë nga 18 muaj në 12 vjet. Në nëntor, dënimet për ta ishin më të ashpra, nga 5 deri në 30 vjet. Tani të dënuarit kanë një javë kohë për të apeluar më tej çështjen.

Prokurorët kishin kërkuar dënimin me vdekje për kapitenin, dënim ky që në Korenë e Jugut parashikohet nga Kodi Penal. Por në vend është në fuqi një moratorium dhe, për rrjedhojë, nuk kryhen ekzekutime që prej dhjetorit të vitit 1997.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.