☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,793 ▲ +0.67% ETH $2,003 ▲ +0.18% XRP $1.3367 ▼ -0.14% SOL $82.4800 ▼ -0.57%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Kronika

Korrupsioni, çohen për gjykim 4 zyrtarë të Drejtorisë Arsimore në Fier

Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim kërkesën ndaj 4 zyrtarëve të sistemit arsimor të cilët akuzohen për korrupsion e shpërdorim detyre.

fierBëhet fjalë për ish-drejtorin e shkollës “Adem Vrapi”, i akuzuar për veprën penale të “Korrupsionit pasiv” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, si edhe për 3 punonjëse të Drejtorisë Arsimore Fier, të akuzuara për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës.

Nga hetimi i prokurorisë së Fierit, bazuar në informacionin e referuar nga Policia e Shtetit, rezulton se shtetasi Faik Beqaj, në pozicionin e drejtorit të shkollës së mesme, plotësonte vërtetime fiktive për shtetas të ndryshëm për përfundimin e studimeve të gjimnazit, në këmbim të shumave të ndryshme të parave.

Ndërsa shtetaset Valbona Mitro, Mirela Emiri dhe Manushaqe Durmishaj, specialiste në Drejtorinë Arsimore Fier, akuzohen për “shpërdorim detyre”, pasi, pavarësisht se e kanë pasur detyrë funksionale, nuk kanë kryer asnjë verifikim lidhur me vërtetimet që ka dërguar pranë kësaj drejtorie shtetasi Faik Beqaj, në cilësinë e drejtorit të gjimnazit “Adem Vrapi”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.