Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 25 March 2026
S&P 500 6,587 ▲0.46%
DOW 46,420 ▲0.64%
NASDAQ 21,887 ▲0.57%
NAFTA 91.29 ▼1.15%
ARI 4,531 ▲2.93%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $70,926 ▲ +1.99% ETH $2,165 ▲ +1.97% XRP $1.4140 ▲ +1.69% SOL $91.7900 ▲ +3.17%
S&P 500 6,587 ▲0.46 % DOW 46,420 ▲0.64 % NASDAQ 21,887 ▲0.57 % NAFTA 91.29 ▼1.15 % ARI 4,531 ▲2.93 % S&P 500 6,587 ▲0.46 % DOW 46,420 ▲0.64 % NASDAQ 21,887 ▲0.57 % NAFTA 91.29 ▼1.15 % ARI 4,531 ▲2.93 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Kosova

Kosova dhe Greqia avancojnë raportet

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Valon Murtezaj ka takuar sot në Athinë, homologun e tij grek Dimitrios Mardas.

Duke e vlerësuar shumë të rëndësishme vizitën në shtetin grek e cila realizohet në kuadër të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, zëvendësministri Murtezaj e ka falënderuar zëvendësministrin Mardas për përkrahjen e vazhdueshme që vendi i tij i ka dhënë Kosovës në proceset e integrimeve evropiane dhe rajonale.

Murtezaj ka shtuar se Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Greqisë në çështje të interesit të përbashkët në të gjitha fushat.

“Kosova dhe qytetarët e saj i janë mirënjohës Greqisë për mbështetjen e vazhdueshme të ofruar. Gjithashtu dua të theksoj se Kosova pret  shumë nga Greqia në avancimin e raporteve në të gjitha dimensionet”, ka deklaruar zëvendësministri Murtezaj gjatë takimit me homologun Mardas.

Nga ana tjetër, zëvendësministri Mardas ka shprehur gatishmërinë e shtetit grek për të vazhduar përkrahjen për Kosovën.

Me këtë rast ai ka theksuar se Greqia është e interesuar për avancimin e mëtejmë të raporteve të mira ekzistuese dhe thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimit tregtar si çelës për ndryshimin e  ambienteve politike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.