🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,554 ▼0.41%
DOW 46,147 ▼0.13%
NASDAQ 21,728 ▼1%
NAFTA 93.12 ▲5.66%
ARI 4,391 ▼0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $69,149 ▼ -1.81% ETH $2,115 ▼ -0.6% XRP $1.3913 ▼ -2.6% SOL $89.1200 ▼ -0.84%
S&P 500 6,554 ▼0.41 % DOW 46,147 ▼0.13 % NASDAQ 21,728 ▼1 % NAFTA 93.12 ▲5.66 % ARI 4,391 ▼0.38 % S&P 500 6,554 ▼0.41 % DOW 46,147 ▼0.13 % NASDAQ 21,728 ▼1 % NAFTA 93.12 ▲5.66 % ARI 4,391 ▼0.38 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Kosova

Kosova e Mali i Zi duhet të fokusohen në proceset integruese drejt BE-së

Republika e Kosovës dhe ajo e Malit të Zi duhet të vazhdojnë bashkëpunimin bilateral dhe të fokusohen në proceset integruese drejt Bashkimit Evropian.

Këtë mesazh e ka dhënë sot në Prishtinë, Miodrag Vlahović, ish ministër i Punëve të Jashtme i Malit të Zi, njëherësh ish ambasadori i këtij shteti në Washington.

Porosinë për të dyja vendet, ish ministri Vlahović, e ka dhënë në një ligjëratë të organizuar nga Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, ku temë diskutimi ishte “Ballkani Perëndimor, sfidat dhe perspektivat: një këndvështrim nga Mali i Zi”.

Sipas një njoftimi të MPJ-së, derisa ka folur për raportet e mira ndër fqinjësore, ish ministri Vlahović ka theksuar se në të mirë të të dyja shteteve, Kosova dhe Mali i Zi, duhet të thellojnë bashkëpunimin e tyre në marrjen e iniciativave të përbashkëta që kanë për qëllim përshpejtimin e procesit integrues në Bashkimin Evropian.

Po sipas njoftimit, në këtë ligjëratë është diskutuar edhe për tema tjera sa i përket bashkëpunimit rajonal në interes të integrimit evropian.

Ish ministri Vlahović, është përgjigjur në pyetjet e shumta të audiencës e cila përbëhej nga përfaqësues të korit diplomatik, zyrtarë të MPJ-së, përfaqësues të institucioneve tjera si dhe të shoqërisë civile.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.