🌫️
Tiranë 8°C · Mjegull 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 92.42 ▼3.26%
ARI 4,994 ▼0.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $74,433 ▼ -0.27% ETH $2,339 ▲ +0.57% XRP $1.5385 ▼ -0.74% SOL $94.8200 ▲ +0.79%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 92.42 ▼3.26 % ARI 4,994 ▼0.28 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 92.42 ▼3.26 % ARI 4,994 ▼0.28 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Kosova

Kosova, lidere e rajonit në luftimin e ekstremizmit fetar

Sipas zëvendëskryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, pranimi i Kosovës në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Jug-Lindore si pjesëmarrëse në të gjitha aktivitetet dhe mbledhjet, në të gjitha nivelet në mënyrë të barabartë është sinjali më i mirë për rajonin dhe më gjerë se Kosova është bërë eksportuese e paqes dhe stabilitetit.

kosova-lidere-e-rajonit-n-euml-luftimin-e-ekstremizmit-fetar_hdZv. Kryeministri, njëherësh edhe ministër i Jashtëm, në Samitin e Ministrave të Jashtëm të Evropës Juglindore që po mbahet në Tiranë, ka shtuar se pranimi i Kosovës si vend pjesëmarrës në këtë forum duhet të shërbejë si shembull edhe për forumet tjera, ku Kosova synon të anëtarësohet.

“Ne i bëjmë thirrje edhe vendeve anëtare të Procesit të Bashkëpunimi të Evropës Jug-Lindore që të mbështesin Kosovën në anëtarësimin në organizatat e tjera rajonale dhe ndërkombëtare, ku synojmë të aderojmë”, ka thënë Thaçi.

Një konfirmim i rolit të Kosovës në rajon, sipas zëvendëskryeministrit Thaçi, do të jetë edhe konferenca e radhës e ministrave të jashtëm dhe të infrastrukturës së vendeve të Ballkanit Perëndimor, si vazhdim i samitit të Berlinit dhe si përgatitje për samitin e Vjenës, i cili do të mbahet në Prishtinë më 25 mars.

“Pasi siguria është një nga temat kryesore të këtij takimi, sot Kosova njihet si lider në rajon në luftimin e radikalizmit, ekstremizmit fetar dhe terrorizmit”, ka theksuar zëvendëskryeministri Thaçi.

Ai ka kërkuar anëtarësim në të gjitha institucionet e rëndësishme për Kosovën dhe rajonin, ndër to edhe në institucionet e sigurisë.

Gjithashtu, zëvendëskryeministri Thaçi i ka inkurajuar të gjitha vendet e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Jug-Lindore që të njohin përparimin e arritur nga Kosova dhe të vazhdojnë të përkrahin përfshirjen e vendit tonë në të gjitha proceset dhe nismat në rajon dhe më gjerë.

1 Koment

  • LEK DUKAGJINI... 25 February 2015, 09:12

    ...Per momentin ,Kosova, eshte eksportuesi me i madh i .....terrorizmit,,, ne rajon....Kete e verteton qartazi propoganda fetare dhe pjesmarrja ne luften e Isis

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.