Kosova

Kosova më e lumtur se Serbia e Shqipëria

Zvicra është vendi më i lumtur në botë, e pas saj vijnë Islanda, Danimarka, Norvegjia e Kanadaja, ka treguar një studim ndërkombëtar për lumturinë që është botuar në New York.
Janë ranguar 158 vende, e Finlanda, Holanda, Suedia, Zelanda e Re e Australia janë nga vendi 6 deri në vendin 10. ShBA është në vendin 15, Belgjika në 19, Britania e Madhe në 21, e Gjermania në vendin 26, Franca në 29, . Spanja 36, Italia në 50, Greqia në 102, Rusia në vendin 64.

Kosova sipas kësaj rangliste është para Serbisë, Shqipërisë e Malit të Zi. Ajo gjendet në vendin 69, Serbia në vendin 87, Mali i Zi në vendin 83 e Shqipëria në vendin 95.

Rusia është në vendin 64, Sllovenia në 55, Kroacia në të vendin 62, e Maqedonia në vendin 93, transmeton Koha.net.

Afganistanit (153) dhe Sirisë me luftë (156) iu bashkuan 10 vendet më të palumtura në fund të listës: Togo (158), Burundi (157), Benin (155), Ruanda (154.), Burkina Faso (152), Bregu i Fildishtë (151), Guineja (150) dhe Çadi (149).

Përkundër luftës, Iraku është në vendin 112, para Afrikës Jugore, Indisë, Kenias dhe Bullgarisë.

Krahas parave, raporti si kritere të lumturisë përmend rëndësinë e drejtësisë, ndershmërinë, besimin dhe shëndetin e mirë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button