🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 97.34 ▲3.1%
ARI 4,744 ▼0.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,019 ▼ -0.86% ETH $2,182 ▼ -3.05% XRP $1.3329 ▼ -3.36% SOL $82.3800 ▼ -2.35%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.34 ▲3.1 % ARI 4,744 ▼0.7 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.34 ▲3.1 % ARI 4,744 ▼0.7 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Kosova

Kosova nis përgatitjet për Konferencën e Parisit

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, priti sot në takim ambasadoren e Francës në Kosovë, Maryse Daviet, ku temë kryesore ishte përgatitja e Kosovës për pjesëmarrjen në Konferencën e Parisit këtë vit, si vazhdimësi e Procesit të Berlinit

“Konferenca e Parisit, do të jetë një mundësi e jashtëzakonshme për forcimin e bashkëpunimit rajonal përmes realizimit të projekteve të ndryshme përmes së cilave do të përfitojnë qytetarët e Kosovës dhe vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit të integrimit evropian. Fokusi i konferencës së Parisit përveç projekteve infrastrukturore që tashmë janë dakorduar, do të jetë tek fuqizimi i rolit të rinisë në vendet e Ballkanit Perëndimor nëpërmj et programeve të ndryshme që do të financohen nga BE”, nënvizoi Çollaku.

Procesi i Berlinit është nismë e kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, me qëllim të ofrimit të mbështetjes politike dhe financiare për shtetet e Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit evropian.
Procesi, filloi me Konferencën e Berlinit në vitin 2014, për të vazhduar me Samitin e Vjenës që u mbajt në gusht të 2015 dhe këtë vit vijon me Konferencën e Parisit.

Gjatë takimit Çollaku dhe Daviet diksutuan edhe për axhendën evropiane të Kosovës duke u fokusuar në procesin e liberalizimit të vizave, si dhe përgatitjet për fillimin e zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.