🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 30 Shtator 2026
S&P 500 7,652 ▼0.25%
DOW 50,909 ▼0.86%
NASDAQ 26,861 ▲0.24%
NAFTA 90.46 ▲1.21%
ARI 4,185 ▲0.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
₿ CRYPTO
BTC $83,601 ▲ +0.04% ETH $2,671 ▼ -0.66% XRP $1.4885 ▼ -0.52% SOL $117.5600 ▼ -1.04%
S&P 500 7,652 ▼0.25 % DOW 50,909 ▼0.86 % NASDAQ 26,861 ▲0.24 % NAFTA 90.46 ▲1.21 % ARI 4,185 ▲0.12 % S&P 500 7,652 ▼0.25 % DOW 50,909 ▼0.86 % NASDAQ 26,861 ▲0.24 % NAFTA 90.46 ▲1.21 % ARI 4,185 ▲0.12 %
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
30 Sht 2026
Breaking
Sporti

Kosova/ Prishtina dhe Gjilani ndajnë pikët në “Fadil Vokrri”

Derbi i xhiros së 30-të në AlbiMall Superligën e Kosovës ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit ka përfunduar pa fitues, me rezultat 1:1, në përballjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”. Ndeshja nisi me ritëm të lartë dhe me raste në të dyja anët, por pjesa e parë u mbyll pa gola, përkundër tentativave serioze të të […]

Derbi i xhiros së 30-të në AlbiMall Superligën e Kosovës ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit ka përfunduar pa fitues, me rezultat 1:1, në përballjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndeshja nisi me ritëm të lartë dhe me raste në të dyja anët, por pjesa e parë u mbyll pa gola, përkundër tentativave serioze të të dy skuadrave.

Në pjesën e dytë, kishte dramë. Në minutën e 51-të, Senad Jaroviq realizoi për Gjilanin pas asistimit nga kapiteni Armend Thaqi, por goli u anulua pas rishikimit në VAR, për shkak të një ndërhyrjeje të palejuar në ndërtimin e aksionit, të konstatuar nga gjyqtari Genc Nuza.

Megjithatë, vetëm pak minuta më vonë, Gjilani arriti të kalojë në epërsi. Në minutën e 60-të, Jaroviq ishte i saktë nga pika e bardhë për 1:0, pasi që paraprakisht u akordua penallti pas konsultimit me VAR. Në të njëjtën situatë, mbrojtësi Christopher Mamengi u përjashtua nga loja pas kartonit të dytë të verdhë, duke lënë Prishtinën me një lojtar më pak.

Reagimi i bardhekaltërve ishte i menjëhershëm. Vetëm dy minuta më vonë, Arjol Bllaca barazoi shifrat në 1:1 me një goditje të fuqishme brenda zonës.

Deri në fund të takimit, të dy skuadrat krijuan raste të tjera shënimi, përfshirë edhe goditje të shtyllës, por rezultati mbeti i pandryshuar.

Pas kësaj ndeshjeje, Prishtina renditet në vendin e pestë me 45 pikë, një më shumë se Gjilani që mban pozitën e gjashtë.

Xhiroja e 30-të vazhdon të dielën me ndeshjet: Drita –Llapi, Ballkani –Ferizaj dhe Dukagjini –Malisheva.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.