🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $76,102 ▼ -0.17% ETH $2,246 ▲ +0.07% XRP $1.1721 ▼ -2.33% SOL $90.0400 ▼ -0.4%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Politika

Koçiu: Investimi në Zvërnec është mundësi historike për turizmin shqiptar

Zëvëndëskryeministrja Albana Koçiu ka bërë një postim në rrjete sociale ku është ndalur tek turizmi, të cilin e konsideron motorin e zhvillimit ekonomik.

Koçiu shkruan se “investimi prej 4 miliard eurosh në Zvërnec nuk është një projekt i mbyllur, por një mundësi që do të krijojë vende pune”.

“Shpesh vizitojmë vendet fqinje dhe habitemi me cilësinë e shërbimit, fuqinë e industrisë së turizmit dhe transformimin ekonomik të tyre përmes turizmit. Turqia është njëri prej këtyre shembujve më domethënës. Ky model është sot i pranishëm në çdo vend të Mesdheut: në Mal të Zi, Kroaci apo Greqi, e në çdo vend tjetër që e ka turizmin motorin e zhvillimit ekonomik.

Disa, brenda e jashtë kufijve, kërkojnë që Shqipëria ta braktisë këtë garë pikërisht në momentin kur kemi mundësinë reale të konkurrojmë denjësisht dhe, pse jo, ta fitojmë atë.

Është një paradoks i trishtueshëm që vazhdimisht kërkojmë standarde në turizëm dhe përfitime ekonomike prej tij, por njëkohësisht mbajmë fort një mentalitet që e sheh investimin e huaj si pushtim.

Zhvillimi i qëndrueshëm nuk është një akt abuzimi me territorin, as mungesë standardesh apo shkatërrim i ekosistemit, siç rëndom tentohet të paraqitet në debatin tonë publik, e siç fatkeqësisht ka ndodhur gjatë këtyre viteve të tranzicionit. Përkundrazi, zhvillimi i vërtetë është aftësia për të harmonizuar natyrën me infrastrukturën moderne, për të gjeneruar mirëqenie pa kompromentuar të ardhmen. Është aftësia për të transformuar potencialin e fjetur në motorë të fuqishëm ekonomikë që i shërbejnë çdo shqiptari.

Investimi prej 4 miliardë € në Zvërnec nuk është një projekt i mbyllur apo i izoluar, por një mundësi që do të krijojë vende pune, do të rrisë ekonominë, do të përmirësojë standardet e turizmit dhe do të stimulojë investime të tjera zinxhir në të gjithë vendin. Ky është efekti shumëfishues për të cilin Shqipëria ka nevojë, në mënyrë që të dalë nga cikli i turizmit kaotik, pa strategji dhe pa plan.

Ndaj, kjo nuk është gara e një qeverie, as e një partie apo e një grupi investitorësh. Kjo është gara e Shqipërisë drejt kurorëzimit si kampione e padiskutueshme e turizmit në Mesdhe.

Mbi të gjitha, kjo është një garë për të ardhmen e fëmijëve dhe brezave që do të vijnë“, shkruan Koçiu.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.