🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 04 June 2026
S&P 500 7,593 ▲0.51%
DOW 51,479 ▲1.56%
NASDAQ 26,915 ▲0.23%
NAFTA 92.55 ▼3.61%
ARI 4,507 ▲0.9%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $63,220 ▼ -4.2% ETH $1,761 ▼ -3.73% XRP $1.1654 ▼ -4.7% SOL $68.7800 ▼ -6.15%
S&P 500 7,593 ▲0.51 % DOW 51,479 ▲1.56 % NASDAQ 26,915 ▲0.23 % NAFTA 92.55 ▼3.61 % ARI 4,507 ▲0.9 % S&P 500 7,593 ▲0.51 % DOW 51,479 ▲1.56 % NASDAQ 26,915 ▲0.23 % NAFTA 92.55 ▼3.61 % ARI 4,507 ▲0.9 %
EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113
04 Jun 2026
Breaking
Opinion

Protesta duhet mbrojtur nga protestuesit, jo nga kundërshtarët e saj

Nga Mero Baze

Ka një përpjekje të panatyrshme nga protagonistë të protestës për t’u vetëndjerë të rrezikuar nga sulmet ndaj protestës. Madje duan patjetër të viktimizohen, duke thënë se “nuk jemi agjentë grekë, iranianë, nuk jemi të Albin Kurtit apo të Serbisë, jemi të Shqipërisë”.

Të Shqipërisë janë. Të rrinë të qetë për këtë.

Debatet mbi faktorët e jashtëm që po përzihen tek protesta janë normale, pasi ajo është një nga protestat më popullore në botë, pas ngjarjeve të vitit 1990 dhe atyre të vitit 1997, për arsye krejt të ndryshme nga ato.

Protesta nuk është bërë popullore në botë se është e madhe apo e jashtëzakonshme, që nuk ka parë kurrë Shqipëria. Shqipëria ka bërë protesta disa herë më të mëdha se kjo, shumë herë më paqësore se kjo dhe shumë herë më të dhunshme se kjo, por kjo ka fatin të ndërkombëtarizohet se i është kundërvënë një projekti ku është e përfshirë familja e Presidentit të SHBA. Pra, popullariteti i protestës nuk buron nga Shqipëria, por nga targeti i saj, që është familja më e fuqishme e botës. Për këtë arsye nuk mund t’i ndalësh faktorët e jashtëm të fusin hundët.

Nuk mund t’i ndalësh fotografi si ajo që kishte publikuar dje Reuters, ku një djalë i ri i ngjitej makinës së policisë me një poster në shpinë ku shkruhej “Edi Rama çifut”. Edhe iranianët kanë të drejtë të marrin hak ndaj Trumpit, në një vend që e kanë zyrtarisht armik si Shqipëria.

Mos kërkoni që Greqia të qëndrojë larg kësaj proteste, se nuk ka asnjë arsye ta humbasë këtë shans. Çdokush që punon për vendin e tij duhet respektuar. Ne duhet të shikojmë se si punojmë ne për vendin tonë e jo si punojnë të huajt kundër nesh. Ata janë duke bërë detyrën e tyre.

Në pamje të parë duket sakrilegj që gjithë shtabi protestave i Albin Kurtit është në krye të zbatimit të manualit të protestave në Tiranë. Grupet e WhatsApp-eve janë mbushur me udhëzime të tyre se si të tensionojnë qytetin pasi përfundon protesta, si të shkojnë nëpër kafetë e Bllokut e t’i ngrejnë njerëzit nga kafenetë, si të shkojnë para selisë së PS dhe PD e t’i shajnë. Nuk është ndonjë gjë që s’e kanë bërë në vend të tyre dhe mbetën të na kursejnë ne në Tiranë. Atë profesion kanë.

Po aq e dukshme është se shtabet e pavarura nga njëra-tjetra të protestës kanë studentë që kanë organizuar protesta në Serbi dhe Sanxhak. Dhe ata janë në të drejtën e tyre. Ky qaramanllëku se këta po bëjnë protestën pis nuk vlen.

Protestën po e bëjnë qytetarët shqiptarë. Këta thjesht po përpiqen t’ua vjedhin atë. Qofshin vullnetarë, qofshin njerëz të shërbimeve, qofshin të dërguar të Albin Kurtit apo pa leje të tij, ata janë aty për të përfituar nga protesta dhe jo për të bërë protestën. Është e kotë t’u japësh receta tani protestuesve si të shpëtojnë nga ata.

Tani është e qartë që pelikani mund të vlejë vetëm si logo e protestës, por jo si objektiv i saj. Secili që ka dalë në rrugë ka dalë për hallet e veta dhe ato janë arsyet reale për protestë, që duhet të përfaqësohen politikisht. E vetmja gjë e qartë është se të gjithë ata që dalin në shesh janë të papërfaqësuar politikisht . Ata janë një lëvizje antisistem dhe duhet të hyjnë në betejë politike.

Por protesta duhet mbrojtur nga ata që janë në protestë, jo nga ata që janë kundër protestës.

Qeveria është kundër protestës dhe nuk përbën rrezik për protestën. Përkundrazi, përbën motiv për protestën. Dhe ajo duhet të merret me mbrojtjen e projektit dhe jo me cilësinë e protestës.

PD është kundër protestës, por për arsye ideologjike, dhe nuk ka pse shqetësohet pse disa parti të vogla futen me stërmundim për t’u dukur të mëdha. Protestën nuk e vrasin dot kundërshtarët. Ata vetëm e rrisin. Protestën e vrasin protestuesit që i humbasin asaj qëllimin.

Protesta duhet të zërë shtratin e vet, kur të ikë ky entuziazmi i ndërkombëtarizimit, që nuk është meritë e protestës por e armikut të protestës, dhe kur t’u duhet të hyjnë në politikë. Aty do të duket aftësia nëse kjo protestë do të prodhojë diçka të re apo jo.

Deri tani gjërat e reja që ka prodhuar janë ato që ka shpikur inteligjenca artificiale: të bëjë video sikur janë 1 milion protestues, të prodhojë meme të bukura dhe natyrisht të bëjë edhe sprova për fjalime.

Përmbysjet e mëdha nuk i kanë bërë protestat e mëdha, por idetë e mëdha dhe liderët e mëdhenj. Protesta më të mëdha se të Serbisë nuk prodhojmë dot, por në fund ato kanë degraduar në racizëm ndaj shqiptarëve të Kosovës, aq sa të duket Vuçiçi burrë i mirë para tyre. Protesta më të mëdha se Greqia nuk bëjmë dot, por në fund përfundojnë me djegie dyqanesh dhe ndonjë polici të plagosur. Vendi ka 200 vjet që qeveriset nga pesë familje të mëdha greke. Nuk është tragjedi.

Deri tani nuk kemi as protestë të madhe, përveç asaj në IA, as ide të mëdha dhe as lider që e ka lindur protesta. Kemi vetëm një protestë të bukur dhe një lukuni qensh që duan ta kafshojnë, ta vjedhin apo ta përvetësojnë.

Nëse u lihet dorë e lirë atyre që po shpërndajnë udhëzime për molotov të protestave greke, stil bllokimi si në Beograd, linçim kundërshtarësh si në Kosovë apo dhunë antisemitike si në Iran, atëherë ky iluzion i protestës së bukur do të kthehet në zhgënjim.

Është pak a shumë si pritshmëria e një djali nga Tirana që mahnitet kur shikon një vajzë të bukur nga Kosova, por që zhgënjehet kur fillon e flet. Derisa t’i mësohen veshët dhe t’i duket si gjithë të tjerat.

P.S. Më poshtë keni disa foto të udhëzimeve që i vijnë protestës nga njerëz me përvojë në Kosovë, Serbi apo Greqi se si bëhen protestat e dhunshme. Kujdes nga këta. Nga kritikat s’u gjen gjë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.