☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 23 June 2026
S&P 500 7,473 ▼0.37%
DOW 51,713 ▲0.29%
NASDAQ 26,167 ▼1.32%
NAFTA 73.71 ▼0.2%
ARI 4,159 ▼1.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
₿ CRYPTO
BTC $64,026 ▼ -0.38% ETH $1,728 ▼ -0.51% XRP $1.1270 ▼ -0.77% SOL $71.7900 ▼ -2.78%
S&P 500 7,473 ▼0.37 % DOW 51,713 ▲0.29 % NASDAQ 26,167 ▼1.32 % NAFTA 73.71 ▼0.2 % ARI 4,159 ▼1.03 % S&P 500 7,473 ▼0.37 % DOW 51,713 ▲0.29 % NASDAQ 26,167 ▼1.32 % NAFTA 73.71 ▼0.2 % ARI 4,159 ▼1.03 %
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
23 Jun 2026
Breaking
Kronika

Kosovë, katër persona shpallen fajtorë nën akuzat për terrorizëm

Gjykata Themelore në Prishtinë i shpalli fajtorë katër persona, nën akuzat që ndërlidhen me organizimin e veprave terroriste.

Të akuzuarit me inicialet A.Gj, N.S, E.S, M.B, janë dënuar për veprat penale “përgatitja e veprave terroriste”, “lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit” dhe “posedim të paautorizuar të armëve”.

Në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë thuhet se i akuzuari A.Gj është shpallur fajtor për veprat penale përgatitja e veprave terroriste, dhe lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit. Me këtë vepër është shpallur fajtor edhe N.S.

Të akuzuarit E.S dhe M.B janë shpallur fajtor për veprat penale përgatitja e veprave terroriste dhe mbajtjen në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Gjykata tha se gjatë muajit janar të vitit të ardhshëm do të shpallë edhe dënimet ndaj të akuzuarve.

Në tetor të vitit 2021 policia e Kosovës kishte arrestuar pesë persona, ndërsa në dhjetor të vitit të kaluar, Prokuroria e Posaçme e Kosovës kishte ngritur aktakuza ndaj katër prej tyre nën dyshimet për veprën penale “përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit Kushtetues së Kosovës”.

I arrestuari i pestë SH.K, ishte dënuar me një vjet e tre muaj burgim dhe një gjobë prej një mijë euro, pasi që kishte pranuar fajësinë.

Sipas aktakuzës, të pandehurit, “A.Gj., E.S., N.S dhe M.B., gjatë periudhës kohore nga muaji mars 2021 e deri më 10.10.2021, fillimisht kanë bërë përpjekje për të bërë një strukturë organizative për kryerjen e akteve terroriste në Kosovë, duke kontaktuar me një person me gradë të lartë të organizatës terroriste ISIS – Zyra për Marrëdhënie me jashtë, janë angazhuar për sigurimin e armatimit të llojeve të ndryshme”.

Gjatë dhjetë vjetëve të fundit Kosova është përballur me raste të shumta të radikalizmit dhe disa qindra qytetarë të saj ishin bërë pjesë e organizatave ekstremiste në luftën e Sirisë.

Mbi 70 veta kanë humbur jetën, ndërsa qindra janë kthyer ndër vite nga Siria.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.