☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 04 August 2026
S&P 500 7,694 ▲1.23%
DOW 53,967 ▲1.48%
NASDAQ 26,384 ▲1.82%
NAFTA 76.95 ▼4.22%
ARI 4,139 ▲1.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167
₿ CRYPTO
BTC $64,039 ▲ +0.3% ETH $1,868 ▲ +0.1% XRP $1.0754 ▼ -0.56% SOL $73.8400 ▲ +0.31%
S&P 500 7,694 ▲1.23 % DOW 53,967 ▲1.48 % NASDAQ 26,384 ▲1.82 % NAFTA 76.95 ▼4.22 % ARI 4,139 ▲1.17 % S&P 500 7,694 ▲1.23 % DOW 53,967 ▲1.48 % NASDAQ 26,384 ▲1.82 % NAFTA 76.95 ▼4.22 % ARI 4,139 ▲1.17 %
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167
04 Aug 2026
Breaking
Kosova

Zgjedhjet e 7 qershorit, nis regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës, afati deri më 17 maj

Nga dje filloi regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e 7 qershorit, ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Ai thekson se votuesit jashtë vendit do të kenë mundësi që të regjistrohen deri më 17 maj.

Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës do të mbahen më 7 qershor, ndërkaq votimi në përfaqësi diplomatike organizohet më 6 qershor. “Regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës do të fillojë nga dita e sotme 6 maj dhe do të përfundojë më 17 maj. Pra, gjatë kësaj periudhe 12 ditore të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për tu regjistruar si votues jashtë Kosovës, për të votuar qoftë fizikisht në njërën nga përfaqësitë diplomatike apo për të votuar përmes postës. Në momentin e regjistrimit, aplikuesi mund të përzgjedh individualisht mënyrën se si dëshiron të votojë në këtë proces zgjedhor”, deklaroi ai. Përveç këtij procesi, Elezi ka njoftuar se nga sot votuesit kanë 12 ditë kohë për të ndërruar qendrën e tyre të votimit. “Gjithashtu gjatë ditës së sotme, 6 maj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mundësojë ndërrimin e qendrës së votimit për votuesit brenda një komune të caktuar.

Pra, gjatë kësaj periudhe nga data 6 maj deri më datë 17 maj për 12 ditë me radhë të gjithë votuesit mund të konfirmojnë adresën e tyre se ku janë të caktuar të votojnë më 7 qershor. Por, nëse duan, është në vullnetin e tyre që ta ndryshojnë atë brenda komunës përkatëse ku ata janë caktuar si votues”, shton ai. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi thekson se votuesit mund të konfirmojnë ose kundërshtojnë listën votuese.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.