☁️
Tiranë 15°C · Vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,829 ▲ +1.53% ETH $2,237 ▲ +2.25% XRP $1.3480 ▲ +0.63% SOL $84.3100 ▲ +1.33%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Kosova

Kosovë-Shqipëri, forcim i bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë

Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Republikës së Kosovës , nga 4 deri më 6 tetor 2015 zhvilloi një vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë, gjatë së cilës realizoi një sërë takimesh.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, komisioni i kryesuar nga Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Kosovës, znj. Flora Brovina, u takua me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, bën t⌂ ditur zyra e shtypit e Kuvendit të Kosovës. Znj. Brovina, duke e falënderuar kryeparlamentarin Meta për mikpritjen shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin aktual mes dy kuvendeve dhe nënvizoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit në shëndetësi, duke marrë në konsideratë momentet e vështira ekonomike që po kalon rajoni.

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Meta, duke u uruar mirëseardhje deputetëve të Kosovës në Tiranë, shprehu vullnetin maksimal të Kuvendit të Shqipërisë për forcimin e bashkëpunimit ndërparlamentar, veçanërisht në fushën e shëndetësisë.

Në këtë kuadër të kësaj, Meta theksoi se duhet intensifikuar bashkëpunimi i shërbimeve emergjente shëndetësore, veçanërisht në zonat ndërkufitare dhe duhen rritur shkëmbimet e ekspertizës dhe shërbimeve në ato fusha ku Shqipëria ka avancuar më tepër kohët e fundit, siç është rasti i kardio-kirurgjisë.

Kryetarja e komisionit të Shëndetësisë, Brovina vuri në dukje se shkëmbimet mes dy komisioneve parlamentare homologe do të kontribuojnë pozitivisht në bashkërendimin e punës mes dy vendeve.

Gjatë kësaj vizite delegacioni parlamentar i Kosovës pati takime me anëtarët e Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, me ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, me ministrin e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, me drejtorin e Spitalit të Përgjithshëm ” Nëna Terezë:” Tiranë, si dhe vizitoi Klinikën e Kardiokirurgjisë, Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë dhe Drejtorinë rajonale të Punësimit.

Në këto takime kryesisht është diskutuar rreth thellimit të bashkëpunimit mes dy shteteve, respektivisht mes dy komisioneve parlamentare për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, lidhur me hartimin dhe unifikimin e legjislacionit, përkrahjen dhe bashkëpunimin e sektorit të shëndetësisë , sidomos në ato fusha ku Kosova ka mungesë të kuadrove.

Gjatë takimeve u diskutua edhe funksionimi i shërbimeve urgjente në Shqipëri, si dhe funksionimi i qendrave të aftësimit profesional dhe shkëmbimi i përvojave në mes dy vendeve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.