🌤️
Tiranë 13°C · Kryesisht kthjellët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,792 ▲ +0.04% ETH $2,048 ▼ -0.1% XRP $1.3198 ▲ +1.41% SOL $80.1100 ▲ +1.56%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Kosova

Kosovë/ Vrau ish-bashkëshorten dy vite më parë në Zyrën e Punës, Gjykata dënon autorin e krimit në familje!

Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me 24 vjet burgim Valon Aliun, pasi e shpalli fajtor të premten për vrasjen e ish-bashkëshortes së vet, Erona Cokli, në vitin 2024.

Trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtarja Fitore Krivanjeva-Daci, e dënoi Aliun veçmas me 22 vjet burgim për vrasje të rëndë, 1 vit për armëmbajtje pa leje dhe 2 vjet për kanosje, por atij iu shqiptua dënimi unik prej 24 vjetësh burgim në bazë të dispozitave ligjore, raporton Betimi për Drejtësi.

Në këtë dënim, atij do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga 12 prilli i vitit 2024. Aliu ka të drejtë të ankohet ndaj këtij dënimi në Gjykatën e Apelit, informon REL.

Cokli u vra në moshën 21-vjeçare në prill të vitit 2024 në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj (QPS). Si i dyshuar kryesor për aktin u arrestua menjëherë ish-bashkëshorti i saj, me të cilin ajo e kishte një djalë një vjeç e dy muaj.

Çifti ishte i shkurorëzuar për gati një vit dhe Erona e kishte detyrim ligjor ta takonte të birin me të atin çdo javë në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj.

Në takimin që do të bëhej i fundit për ta në prill 2024, ajo u qëllua për vdekje, ndërsa vëllai i saj Driloni, 15 vjeç, që e shoqëronte, u plagos.

Gjykata vendosi gjithashtu se Aliu zotëronte pa leje një pistoletë të tipit “ZORAKI M 2906-T”, e cila është konfiskuar në mënyrë të përhershme.

Që nga viti 2010, në Kosovë janë vrarë rreth 60 gra – shumica nga bashkëshortët e tyre.

Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kritikojnë sistemin e drejtësisë për dënime të lehta të autorëve – gjë që, sipas tyre, i trimëron dorasit.

Vrasja e rëndë në Kosovë dënohet me minimum 10 vjet burgim dhe me maksimum burgim të përjetshëm.

Por, edhe sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi, i cili monitoron sistemin e drejtësisë në vend, rastet e vrasjes së grave “marrin dënime të ulëta, kthehen në rigjykim ose zvarriten”.

The post Kosovë/ Vrau ish-bashkëshorten dy vite më parë në Zyrën e Punës, Gjykata dënon autorin e krimit në familje! appeared first on Sot News | Lajme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.