☁️
Tiranë 12°C · Vranët 19 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 98.38 ▲3.06%
ARI 4,711 ▼3.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761 EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761
₿ CRYPTO
BTC $70,458 ▼ -5.11% ETH $2,183 ▼ -6.38% XRP $1.4665 ▼ -3.9% SOL $89.8800 ▼ -4.7%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 98.38 ▲3.06 % ARI 4,711 ▼3.78 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 98.38 ▲3.06 % ARI 4,711 ▼3.78 %
EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761 EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761
19 Mar 2026
Breaking
Arte

Kostandin Tashko koncert në TKOB,

Pianisti shqiptar do të interpretojë pjesë të kompozitorit rus Sergei Prokofiev

Në skenën e Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit, pianisti Kostandin Tashko po përgatitet të rikthehet përpara publikut shqiptar me një koncert që premton të sjellë një nga veprat më sfiduese të repertorit pianistik.

Pianisti, i cili prej vitesh jeton dhe zhvillon aktivitetin e tij muzikor në Itali, vjen në Tiranë e do të interpretojë koncertin për piano nr. 2 të kompozitorit rus Sergei Prokofiev, një vepër e njohur për intensitetin dramatik dhe virtuozitetin e saj të jashtëzakonshëm.

Në skenën e TKOBAP-së, Tashko do të shoqërohet nga orkestra e operës, nën drejtimin e dirigjentit Sergio Alapont. Për pianistët, repertori qe do të interpretojë ndërthur fuqinë teknike me një thellësi të madhe emocionale.

Rikthimi i pianistit Kostandin Tashko në skenën shqiptare shënon një moment të veçantë për jetën koncertore në vend, duke i dhënë publikut mundësinë të përjetojë nga afër interpretimin e një artisti shqiptar që vazhdon të ndërtojë karrierën e tij në skenat ndërkombëtare, por që rikthehet për të ndarë muzikën me publikun e vendit të tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.