☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,559 ▼ -0.81% ETH $2,152 ▼ -0.52% XRP $1.4406 ▼ -1.38% SOL $89.8800 ▲ +0.19%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Rajoni

Kotzias: Nuk u kam dorëzuar detin shqiptarëve

Në një intervistë radiofonike, ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias u shpreh se opozita në vend po e akuzon pa fakte kur deklaron se ai i ka falur det Shqipërisë. Ndërkohë që javën e ardhshme ai pritet të jetë në parlament për një interpelancë rreth marrëveshjes me Shqipërinë.

Ish-ministrja greke Dora Bakoyannis ka kërkuar interpelancë urgjente me ministrin e jashtëm Nikos Kotzias për marrëveshjen me Shqipërinë. Vetë Kotzias i është përgjigjur kësaj kërkese në një intervistë për ERT. Ai u shpreh se aktualisht politika e jashtme dhe pse mbetet një fushë interesante është e rrethuar nga lajme të rreme dhe shtrëmbërime të realitetit. Kotzias theksoi se po akuzohet pa të drejtë nga opozita në vend për faktin se mund t’i ketë dorëzuar të gjithë Jonin shqiptarëve. Sipas tij marrëveshja mes dy vendeve është akoma e papërfunduar dhe askush nuk mund ta ketë parë e nuk mund të jetë në dijeni për atë që po ndodh në këtë proces.

Ministri i jashtëm grek u shpreh se për sa i përket çështjes së zonave detare, negociatat janë në fazën ku Presidenti i Shqipërisë duhet të japë autorizimin për skuadrën e negociatave të ministrisë së Jashtme Shqiptare për të negociuar me atë greke. Dhe përderisa ka ende një proces institucional në Shqipëri, opozita greke po akuzon për përmbajtjen e kësaj marrëveshje që do negociohet me detaje pas lejes së Presidentit të Shqipërisë. Kotzias përfundoi reagimin e tij duke thënë se ka njerëz që nuk e kanë idenë e politikës së jashtme dhe si negociohet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.