Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot deklaroi se nuk është e saktë se ka deputetë nga shumica qeveritare, gjegjësisht nga LSDM-ja, të cilët janë kundër ndryshimeve kushtetuese. Sipas tij, atë që po e thotë opozita nuk ka bazë reale. Procesi i ndryshimeve kushtetuese, thotë Kovaçevski, nuk mund të jetë proces i shantazheve dhe i politikës ditore, por se ky duhet të jetë proces i një koncensusi të gjerë shoqëror dhe politik. “Është një përgjigje për tezat e dështuara që kanë dhe tani duke mos pasur çfarë të thonë, thonë se ka deputetë të tjerë dhe kjo nuk është e vërtetë. Ajo që thotë opozita nuk ka bazë reale”, tha Kovaçevski.