Krasniqi: Kodi ishte mashtrim
Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka thënë se nuk ka asnjë dyshim se kodi telefonik ishte mashtrim, megjithatë, ai ka shtruar pyetjen se cili do të jetë mashtrimi i radhës.
“Nuk ka asnjë dyshim, Kodi ishte mashtrim. Krejt çështja është, cili do të jetë mashtrimi i radhës?
Secili nga ne duhet te pyet: A do të ndodhë ndonjëherë që njerëzit tanë te veshur me pushtet të bëjnë punë të mençura për kombin e shtetin? Kur këta njerëz do të pushojnë se mashtruari opinionin publik? Pas gjithë këtyre mashtrimeve, a ka akoma njerëz që u besojnë më”, ka shkruar Krasniqi në facebook.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.