Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 96.75 ▲2.48%
ARI 4,733 ▼0.93%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $70,811 ▼ -1.36% ETH $2,182 ▼ -2.34% XRP $1.3356 ▼ -2.15% SOL $82.3500 ▼ -2.51%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 96.75 ▲2.48 % ARI 4,733 ▼0.93 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 96.75 ▲2.48 % ARI 4,733 ▼0.93 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
09 Apr 2026
Breaking
Kosova

Krasniqi: Zgjedhjet e jashtëzakonshme do ta qetësonin situatën e tensionuar

Analisti politik, Faik Krasniqi, tha se nuk është aspak optimist që presidenti i ri i vendit t’i japë zgjidhje krizës politike në vend, sepse po të ekzistonte kjo gatishmëri e ish-ministrit të Jashtëm dhe ish-zëvendëskryeministrit Thaçi.

“Për hir të stabilitetit dhe ruajtjes së unitetit politik të shtetit si spektër politik, nuk do të duhej të pranonte të zgjidhej president në këto rrethana lufte, nën masat e rrepta sigurie dhe protesta që kanë eskaluar në dhunë. Sido që të jetë, ai thotë se gabimin e madh që ka bërë ishlideri i PDK-së mund ta përmirësojë sadopak, nëse merr guximin dhe ushtron në tërësi funksionin e kryetarit të shtetit, duke i dhënë zgjidhje krizës përmes shpërndarjes së shpejtë të Kuvendit dhe shpalljes së zgjedhjeve të reja, që është edhe kërkesë e kahershme e opozitës së bashkuar dhe qytetarëve”, u shpreh Krasniqi.

 “Me zgjedhjen e Hashim Thaçit president, i kontestuar nga populli nga opozita dhe nga një pjesë e deputetëve të koalicionit, situata politike do të tensionohet akoma më shumë. Prandaj, vetëm zgjedhjet e jashtëzakonshme e qetësojnë këtë situatë të tensionuar, të cilën ky pushtet mafioz me kryeneçësinë e tyre për t’i zbatuar marrëveshjet e 25 gushtit, e kanë sjellë Kosovën. Përndryshe, gjakrat do të nxehen akoma më shumë gjatë ditëve dhe javëve në vijim”, tha ai për Kosova Sot Online.

“Plani i tillë i Thaçit ka qenë që nga fillimi, që pasi të zgjidhet president, pas një ose dy muaji ta prishë koalicionin me LDK-në, dhe këtë parti ta hedhë në koshin e historisë. Do jetë një mësim i mirë për LDK-në që Isa Mustafa dhe kryesia e LDK-së duhet të largohen nga kjo parti, për t’u hapur rrugën njerëzve si Vjosa Osmani dhe të tjerëve për ta udhëhequr partinë, njerëz të cilët nga fillimi e kundërshtuan koalicionin me PDK-në”, u shpreh analisti Faik Krasniqi.

Madje Krasniqi ka pohuar se nga loja me këtë kartë të fundit, është e ditur kaherë që fituese do të dalë përsëri PDK-ja, kurse humbëse do të jetë LDK-ja, krahu i Isa Mustafës. Ky skenar, sipas Krasniqit, ka qenë dhe pritet të realizohet si objektiv mirë i përgatitur nga vetë PDK-ja.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.